Ndjekja e pacientëve të vaksinuar kundër COVID-19 në Izrael tregoi se midis atyre që morën vaksinën Pfizer, kishte gjashtë raste të riaktivizimit të herpes zoster te pacientët me sëmundje inflamatore autoimune të tilla si artriti reumatoid, vaskuliti dhe mioziti.
Pluhuri më i madh ngrihet rreth shfaqjes së trombozës venoze dhe trombocitopenisë pas vaksinimit me AstraZeneka, kryesisht tek femrat e reja. Gjegjësisht, studimet tregojnë se efektet anësore të vaksinave tek gratë janë dukshëm më të zakonshme. Një studim nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se 78 përqind e efekteve anësore u raportuan tek gratë që në muajin e parë të vaksinimit të koronavirusit.
Një studim tjetër zbuloi se nga 16 personat që kishin vuajtur nga shoku anafilaktik pas vaksinimit, 15 ishin gra. Kjo është në përputhje me studimin e kryer në 2013 mbi vaksinën e gripit të derrit, i cili tregoi se hormonet seksuale bëjnë ndryshimin në ndjeshmërinë e vaksinës midis burrave dhe grave.
ÇFAR ËSHTË ZBULUAR?
- Reaksioni alergjik ndaj vaksinave të ARN-së si Pfizer dhe Moderna është i mundur sepse PEG, ose glukol polietileni, është përbërës i molekulës së ndjeshme të ARN-së.
- Midis atyre që morën vaksinën Pfizer në Izrael, kishte gjashtë raste të riaktivizimit të herpes zoster në pacientët me sëmundje inflamatore autoimune.
- Në vaksinat vektoriale, siç është AstraZeneka, është zbuluar një mundësi shumë e rrallë për të shkaktuar probleme serioze me mpiksjen e gjakut, dmth trombozë venoze dhe trombocitopeni.
Gjegjësisht, estrogjeni stimulon trupin për të prodhuar më shumë antitrupa, gjë që çon në përgjigje më të madhe imune, por pastaj edhe në reagime më të dhunshme.