Ananasi kryesisht përdoret për ngrënie, por gjithashtu ka përdorim të rëndësishëm edhe në farmaci si një ilaç natyral për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Origjinën e kanë nga Karaibet, ndërsa u zbula nga Kolombo në vitin 1493. Emri vjen nga fjala indiane “anana“, që do të thotë “frut i mrekullueshëm”, prandaj quhet edhe “mbreti i frutave”.
Një fetë ananas (80-100 gr) përmban rreth 70% të nevojave ditore të vitaminës C dhe rreth 40% të nevojave ditore të manganit. Përbërësi, domethënë enzimi që gjendet në ananas, i quajtur bromelain, ka aftësinë të zbërthej proteinat dhe prandaj ananasi rekomandohet pas vaktit kryesor. Bromelain stimulon tretjen dhe ndihmon enzimet tjera që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e tretjes, si pepsini dhe tripsini, për këtë shkak ananasi është zgjedhje e shkëlqyer gjatë procesit të dobësimit. Pas konsumimit të ananasit, zhduket dëshira për ushqime të tjera, thjesht dy deri tre feta ananas arrijnë të largojnë ndjenjën e urisë. Këto cilësi janë si pasojë e sasisë së konsiderueshme të karbohidrateve që përmban.
Përfitimet shëndetësore
- Vepron si anti-inflamator, zvogëlon ënjtjen pas operacionit.
- Përshpejton dhe përmirëson tretjen, përmirëson absorbimin dhe metabolizmin e lëndëve ushqyese.
- Lehtëson simptomat e sëmundjeve respiratore (inflamacionin e sinuseve, astmën, bronkitin kronik).
- Përmirëson qarkullimin.
- Efekti anti-inflamator gjatë artriti reumatoid, lehtëson dhimbjet e shpinës.
- Largon simptomat e PMS.
- Ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
- Stimulon shtrëngimin e muskujve.
- Parandalon kancerin dhe përhapjen e metastazave.
- Parandalon paraqitjen e ulçerës në stomak.
- Zvogëlon oreksin.