Animacion i transplantimit të dorës

Animacioni i sotëm është në fakt një përmbledhje e procesit të transplantimit të dorës. Shihni:

Transplantimi i parë i suksesshëm i dorës u krye në Francë në vitin 1998, dhe që atëherë janë bërë disa qindra ndërhyrje të tilla. Interesant është fakti se, ekzistojnë raporte që konfirmojnë se transplantimi ekzistonte përpara zhvillimit shkencor dhe avancimit të teknikave të nevojshme për zhvillimin e kësaj dege.

Të dhënat e para tregojnë se në shekullin e dytë para erës tonë, kirurgu indian Sushruta kryente transplantin e lëkurës në hundë, si dhe operacione plastik në hundë. Suksesi i këtyre operacioneve nuk është i dokumentuar mirë. Mitologjia katolike romake tregon se në shekullin e tretë, këmba e një dhjaku justinian me gangrenë u zëvendësua me këmbën e një të ndjeri etiopian. Disa shekuj më vonë, kirurgu italian Gaspare Tagliacozi realizoi transplantin e suksesshëm të lëkurës dhe për herë të parë vuri në dukje problemin e refuzimit të organeve të reja nga trupi i marrësit, disa shekuj përpara se të kuptohej i tërë mekanizmi në mënyrë mjekësore. Ai foli për “fuqinë e pushtetit biologjik të individit” qysh në vitin 1596, në librin që e botoi mbi këtë temë.