Anoreksia – më shumë se çrregullim i të ushqyerit

Ekzistojnë tre karakteristika themelore të këtij problemi: mos pranimi i masës së shëndetshme trupore, frika intensive nga obeziteti dhe imazhi i shtrembëruar ndaj trupit personal.

Njerëzit që vuajnë nga çrregullim serioz i të të ushqyerit, siç është anoreksia, nuk e njohin faktin se kanë një problem, nga çka edhe pasojat mund të jenë fatale. Për fat të mirë, me trajtimin dhe mbështetjen e duhur, është e mundur që të rikthehet vetëbesimi dhe shëndeti. Të gjithë duam të dukemi mirë, por kur dikush vuan nga kjo sëmundje dhe më së shpeshti këto janë vajzat anoreksike – nevoja për të humbur peshë bëhet më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Duke vepruar kështu, njeriu nuk është i vetëdijshëm se ka çrregullim të rëndë të të ushqyerit, gjë që mund t’i rrezikojë jetën.

Ekzistojnë tre karakteristika themelore të këtij problemi: mos pranimi i masës së shëndetshme trupore, frika intensive nga obeziteti dhe imazhi i shtrembëruar ndaj trupit personal.


Të folurit dhe pamja e trupit mund të zbulojnë shumë kur bëhet fjalë për anoreksinë, ndërsa këtë e tregojnë edhe simptomat e para të kësaj sëmundjeje:

  • Humbja dramatike e peshës
  • Ndjenja e obezitetit edhe pse personi është dukshëm i dobët
  • Fiksimi me peshën, dukja e trupit personal, madje edhe me madhësin e veshjes
  • Peshimi i shpeshtë dhe kujdesi gjatë shfaqjes së ndryshimeve minimale të peshës trupore
  • Konsumimi i ushqimeve ma pak kalori, shmangia e ushqimeve që përmbajnë yndyrna dhe karbohidrate
  • Kritikat e mprehta për pamjen e jashtme dhe shpenzimi i madh i kohës në gjetjen e defekteve të trupit para pasqyrës – kjo është tipike për sëmundjen e njohur si anoreksia nervoze
  • Shpikja e të pavërtetave në lidhje me sasinë e ushqimit të ngrënë
  • Përdorimi i barnave për humbje peshe, laksativët ose diuretikët, si dhe përdorimi i tepruar i agjentëve të tjerë për humbje peshe
  • Vjellja menjëherë pas ngrënies (të shkuarit shpesh në tualet gjatë vaktit ushqimor)
  • Larja e dhëmbëve dhe shpëlarja e gojës, si dhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit pas ushqimit
  • Stërvitja kompulsive pas ngrënies së ushqimit “të keq”
  • Vazhdimisht mendohet për ushqim

Për njerëzit anoreksik, çdo vakt paraqet një ngjarje jashtëzakonisht stresuese. Të menduarit për dietën, ushqimin dhe trupin u merr më shumë kohë, ndërsa jeta udhëhiqet nga nevoja ekstreme për të qenë sa më e dobët që është e mundur – kjo është anoreksia nervoze.

Pa marrë parasysh se sa peshë të humbin, vajzat anoreksike asnjëherë nuk janë të kënaqura. Njerëzit që vuajnë nga anoreksia shpesh nuk e pranojnë se kanë një problem, gjatë së cilës pasojat mund të jenë fatale.