Marrja e ilaçeve kundër depresionit mund të kontribuojë në shtimin e peshës, tregoi studimi i ri britanik. Në fakt, u vërtetua se njerëzit të cilët marrin barna kundër depresionit kanë shanse prej 21% më të mëdha për të shtuar peshë prej 2,3 deri 3,6 kilogram.
E rëndësishme është të theksohet se asnjë pacient nuk duhet të ndërpresë mjekimin e tij për shkak të rezultateve të hulumtimit, ndërsa në rast dileme duhet të konsultohet me mjekun.
Studiuesit vunë në dukje se rreziku i shtimit të peshës ishte më i madh pas dy deri tre viteve të përdorimit të vazhdueshëm të antidepresantëve, madje zgjati deri gjashtë vjet.
Tek njerëzit të cilët tashmë janë në mbipeshë, marrja e antidepresantëve rrit rrezikun ndaj obezitetit për 29%.
Pacientët të cilët shtojnë peshë gjatë trajtimit me antidepresantë, duhet të praktikojnë ushqim të shëndetshëm dhe stërvitje.
Pacientët të cilët nuk dëshirojnë më që të marrin antidepresantë, u rekomandohet terapi njohëse-sjellëse, shkruan “BMJ”.