Te pacientët që vuajnë nga osteoartriti, përdorimi i barnave anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs), mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për më shumë se dy herë, tregoi studimi i ri. Përndryshe, prej kohësh dihet se vetë osteoartriti është faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.
Te këto pacientë, barnat anti-inflamatore jo-steroide rrisin rrezikun e dështimit kongjestiv të zemrës për 44,8 për qind, rrezikun e sëmundjes ishemike të zemrës për 94,5 për qind dhe rrezikun e sulmit në tru për 93,3 për qind.
Prandaj, duhet që të bëhet kujdes gjatë përdorimit të barnave anti-inflamatore jo-steroide, pasi që ato mund të kenë efekte anësore mbi zemrën dhe veshkat, u shpjegua në Kongresin e fundit të reumatologjisë “EULAR 2018”.