Zora qore konsiderohet si “e panevojshme” sepse, siç thonë edhe mjekët, ajo nuk ka ndonjë funksion në zbërthimin dhe eliminimin e pjesës së ushqimit të tretur. Megjithatë, zora qore gjendet në organizëm dhe nganjëherë mund të jetë shumë problematike. Prandaj është mirë të dihet se si të njohin simptomat e apendisitit.
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
Simptomat e inflamacionit akut të apendisitit mund të jenë: dhimbje në pjesën e poshtme në anën e djathtë të stomakut, në anën e djathtë të kërthizës, ndjekur nga nauzea, të vjellja, urinimi i shpeshtë, nganjëherë edhe diarre ose kapsllëk. Dhimbja zakonisht është gjithmonë e pranishme dhe nuk kalon duke ndryshuar pozicionin e trupit ose duke vjellë ose përmes diarresë.
Dhimbje në pjesë të tjera
Dhimbjet mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të stomakut, kështu që disa pacientë kanë dhimbje në anën e majtë të kërthizës, në pjesën e poshtme të shpinës ose mbi kockën e legenit. Mund të jenë të pranishme disa nga simptomat e përmendura, ndërsa simptomat ndryshojnë në pacientë të caktuar.
Inflamacioni mund të ndodhë në çdo kohë
Inflamcioni i apendisitit akut mund të shfaqet në çdo kohë, por më i zakonshëm është në fëmijëri ose në moshën 20 vjeçare. Parë nga aspekti statistik më e zakonshme është tek meshkujt.