Bëhet fajlë për çrregullimin, tek i cili vjen deri te mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes me rënien e gjuhës në pjesën e pasme të fytit, gjë që parandalon qarkullimin e ajrit ose frymëmarrjen. Mund të shfaqet edhe tek fëmijët edhe tek të rriturit, sidomos tek fëmijët është mjaftë e zakonshme për shkak të bajameve të zgjeruara, por edhe tek të rriturit nëse ato janë të ftohur, për shkak të ënjtjes së fytit dhe mbylljes së hundës.
Njerëzit që përballen me këtë problem ndalojnë së marri frymë deri në disa qindra herë brenda natës (si ndalesë normale e frymëmarrjes konsiderohet pesë herë brenda një ore). Vlerësohet se rreth 4% e meshkujve dhe 2% e popullsisë femërore vuajnë nga ky problem. Nëse nuk trajtohet, apnea mund të rezultojë me tenson të lartë të gjakut, aritmi, sulm në tru dhe në zemër, diabet, glaukomë, çonë në ndryshime në koncentrim dhe arteriosklerozë.