Arra mund të parandalojnë sulmin në zemër!

Arra mund të pastrojnë kolesterolin në gjak më mirë se çfarëdo lloj medikamenti tjetër

Konsumimi i arrave në baza ditore mund të përmirësojë ndjeshëm punën e zemrës dhe të parandalojë sëmundjet të këtij organi njerëzor, tregojnë hulumtimet e fundit. Nëse rregullisht hani arra, ata do të shërojnë zemrën përgjithmonë dhe pa ilaçe shtesë.

Studimet kanë treguar se nivelet e kolesterolit do të reduktohen ndjeshëm, ndërsa gjaku do të pastrohet vetëm pas katër orësh nga konsumi i një grushti me arra. Nëse konsumoni arra çdo ditë, edhe atë për një kohë të gjatë, nuk do të keni më probleme me asnjë lloj sëmundjeje kardiovaskulare.

Dr. Penny Chris Etherton, profesor në Universitetin e Pensilvanisë, thotë: “Konsumi i arrave 4 ditë në javë, do të reduktojë ndjeshëm rrezikun ndaj sulmit në zemër”.

Vetëm tre lugë supe me arra janë në gjendje të pastrojnë gjakun nga të gjitha toksinat në vetëm 4 orë. Vaju i arrave është shumë i dobishëm për qelizat endoteliale. Këto qeliza luajnë rol kyç në organizmin tonë, sepse ato i ndërtojnë enët e gjakut dhe janë përgjegjëse për ruajtjen e metabolizmit bazë në organizëm.