Arrat braziliane janë burim i pasur i selenit, mineral ky që ka ndikim të madh në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Vetëm një frut i kompenson nevojat ditore të selenit. Ndjehuni të lirë t’i konsumoni të freskëta çdo ditë, pasiqë përveç mineralve janë të pasura edhe me vitamina dhe fibra dietike. Arrat braziliane veçanërisht rekomandohen për personat që kanë probleme me gjëndrën tiroide.
Arrë braziliane përmbajnë 656 kalori në 100 gram. Përqindja më e madhe e kalorive, madje 85% vjen nga yndyrnat. Vaji i arrave braziliane ka shije të ëmbël, ndërsa është i njohur fakti se ato përmbajnë deri në 75% acide yndyrore të pangopura kryesisht të përbëra nga acidi oleik dhe linolenik.
Arrat braziliane përveç selenit përmbajnë edhe fibra dietike, vitamina dhe minerale të ndryshme. Përmbajnë tiamin, vitaminë E, magnez, fosfor, mangan, hekur dhe zink. Gjithashtu janë burim i shkëlqyer i vitaminave të kompleksit B, që luajnë rol të rëndësishëm në metabolizëm. Seleni së bashku me vitaminën E janë antioksidantë shumë të fortë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me mungesë seleni në organizëm janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të shumta, por marrja e tepërt nuk është e rekomanduar dhe e shëndetshme!
Vetitë shëruesë
Këto fruta të thatë kanë rëndësi dhe funksion më të madh në parandalimin sesa në trajtimin e sëmundjeve tashmë të shfaqura. Të domosdoshme janë për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide, e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, mbrojnë kockat dhe japin energji, rrisin forcën dhe e forcojnë masën muskulore, mbrojnë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, si dhe stimulojnë tretjen.