Shkencëtarët nga Universiteti East Anglia (UAE) kanë ndihmuar në zhvillimin e një testi të ri gjaku për të zbuluar kancerin e prostatës që është më i saktë se metodat e mëparshme. Hulumtimet e reja kanë treguar se testi i gjakut për prostatën EpiSwitch (PSE) është 94 për qind i saktë, më i mirë se testi i gjakut i përdorur aktualisht për antigjenin specifik të prostatës (PSA).
Këta shkencëtarë besojnë se testi i ri tregon potencial të madh si metodë diagnostike e shpejtë dhe e saktë për zbulimin e kancerit të prostatës.
Testi u zhvillua nga Oxford Biodynamics në bashkëpunim me UEA dhe Imperial College London.
- Testi i gjakut me saktësi më të madhe
Profesori Dmitriy Przezecki, nga Fakulteti i mjeksisë UAE në Norwich, thotë se kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm tek meshkujt dhe aktualisht nuk ka asnjë test të vetëm. Zakonisht përdoren testet e gjakut PSA, së bashku me ekzaminimet, skanimet me rezonancë magnetike dhe biopsia.
Rezultatet e testeve të sotme të PSA nuk janë plotësisht të besueshme dhe vetëm një e katërta e njerëzve që bëjnë biopsi të prostatës për shkak të një niveli të ngritur të PSA kanë në të vërtetë kancer. “Prandaj lind nevoja për të krijuar një test të ri gjaku, me saktësi më të madhe”, thotë Prof. Przezecki.
Duke krahasuar rezultatet me testin standard PSA, ata zbuluan se testi i ri përmirëson ndjeshëm saktësinë e zbulimit të kancerit te meshkujt që bëjnë pjesë në kategorinë e rrezikut të zhvillimit të kancerit të prostatës. Testi PSA është i shpejtë dhe minimalisht invaziv dhe tregon saktësi mbresëlënëse.