Këto janë disa nga artikujt ushqimor që janë të shkëlqyeshme për shëndetin, ndërsa do të ju ndihmojë që të hiqni qafe edhe kilogramët e tepërt.
Molla: Thuhet se një mollë në ditë i mban larg yndyrnat nga trupi juaj. Molla përmban pektin, xhelatinë bimore që është e pasur me fibra.
Kivi: Ka vetëm 46 kalori, por përmban një kombinim të shkëlqyeshëm të fibrave dhe ujit për të siguruar ndjenjën e ngopjes. Ky frut është gjithashtu edhe burim i rëndësishëm i kaliumit që rregullon presionin e gjakut dhe është i pasur me acid folik.
Mandarina: Ata janë dekompozues të shkëlqyeshëm të yndyrës, ndërsa kanë shumë pak kalori. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C.
Hurmat: Hurmat janë ushqim i shëndetshëm dhe me shumë pak kalori dhe zëvendësim ideal i ëmbëlsirave. Ato përmbajnë pak yndyrna dhe proteina dhe sasi të lartë të hekurit dhe fibrave dietike të cilat janë burim i mirë i antioksidantëve.
Ftonj: Përmbajnë Vitaminë C, fibra dietike dhe pektin, si dhe janë burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve.
Kungulli: Përmban sasi të mëdha të fibrave, kaliumit dhe vitaminës A. Farat e kungullit, nga ana tjetër, janë një vakt i shkëlqyeshëm pasiqë ato përmbajnë pak yndyrë.
Gështenjat: Janë plot fibra dhe me pak yndyrë, në krahasim me frutat tjerë të thatë. Ato kanë nivel të lartë niseshtes dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit, janë të shkëlqyera në luftën kundër kancerit dhe ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut.