Alkooli – Thuhet se një gotë verë e zezë është e mirë për shëndetin, por alkooli mund të jetë shkaktari kryesor që trupi nuk merr mjaftueshëm kalcium. Konsumi i tepërt i alkoolit ndikon në pankreas dhe e pengon absorbimin e kalciumit dhe vitaminës D, por përveç kësaj e rrit prodhimin e hormonit kortizol i cili është potencialisht shkatërrues për eshtrat. Nëse me pijen alkoolike e keni shprehi që të pini edhe cigare, është koha që të ndaloni, sepse në këtë mënyrë do të shkatërroni eshtrat.
Pijet e gazuara – Këtu problem nuk përbëjnë fluskat, por sasia e kafeinës dhe acideve fosforike, të pranishme në disa nga pijet freskuese, të cilat nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të pengojnë absorbimin natyral të kalciumit.
Kripa – Kujdesi mbi konsumin e tepruar të sheqerit ka marrë një ritëm të tillë, sa që shpesh harrojmë se përmes ushqimit marrim më shumë kripë sesa është që e nevojshme. Kripa fshihet pothuajse kudo dhe ndikon në absorbimin e kalciumit, kështu që trupi bën ekuilibrimin. Sa herë që acidi bazë në organizëm është i çekuilibruar, trupi do të tentoj të rivendosë sasinë e kalciumit dhe e dimë se kalcium më së shumti ka në eshtra. Rezultat janë eshtrat e dobësuar dhe të thyeshme.
Shumë proteina – Me marrjen e tepërt të ushqimeve të pasura me proteina, mund të çrregullohet pH vlera e organizmit, gjë që ndikon në sasinë e kalciumit. Këshillë është që të përpiqeni të mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore, ndërsa kjo është rreth 45 gram kur është fjala për gratë.
Kafeina – Nëse ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, pirja e kafesë nuk do t’ju dëmtoj, por bëni kujdes ndaj akumulimit të kafeinës në organizëm, i cili pas një kohe mund të jetë i rrezikshëm për eshtrat.