Nëse në pjesë të caktuara të trupit, si për shembull në stomak, vithe ose ije, keni depozita yndyrore të cilat dëshironi t’i “shkrini” ndryshe nga veprimtaria e rregullt fizike (në formën e stërvitjes aerobike), në të në një masë të madhe mund t’ju ndihmojnë edhe artikuj të caktuar ushqimor.
Për të inkurajuar djegien e yndyrës në menynë tuaj duhet sa më shpesh të përfshini fruta si limoni dhe molla, pastaj erëza siç janë piperi dhe kanella, pijet si çaji jeshil dhe kafja, si dhe drithërat.
Të rëndësishme janë edhe ushqimet që janë të pasura me proteina, si produktet e qumështit (më të mira janë ato me 0% yndyrë), vezët dhe mishi i shpendve (pulë dhe gjeldeti).
Mos harroni mjaltin
Përveç kësaj, në qoftë se metabolizmi juaj është “në gjumë” dhe keni probleme me kapsllëkun, është mirë që në rutinën e përditshme ta përfshini edhe këtë pije me mjaltë. Dihet se mjalti është një nga artikujt ushqimor më të shëndetshëm, ndërsa konsumi i saj ditor është mënyra më e mirë për të përfituar plotësisht nga anët e saj të mira.
Gjërat e nevojshme:
- 2 dl ujë i vakët
- 1 lugë gjelle mjaltë
Mënyra e përgatitjes: Përzijeni mirë ujin dhe mjaltin, prisni derisa të shkrihet plotësisht dhe pastaj pijeni. Uji duhet të jetë i vakët, jo i nxehtë, pasiqë temperatura e lartë i shkatërron materiet ushqyes dhe të gjitha substancat e dobishme të mjaltit.
Si vepron uji me mjaltë?
E lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin e tretjes, domethënë nga zorra e vogël në zorrën e trashë; i neutralizon gazrat; qetëson lukthin; është i mrekullueshëm për detoksifikim; me shtimin e limonit bëhet aleat i dobësimit; vepron si antibakterial; i lehtëson alergjitë dhe e rregullon nivelin e sheqerit në gjak.