Molla
Mollët janë përplotë me fibra, prandaj është e këshillueshme që të hani çdo ditë nga një mollë, sepse në këtë mënyrë do merrni sasinë e rekomanduara të frutave apo perimeve mbrenda ditës. Fibrat e mollës do t’ju ngopin, prandaj nuk do të keni nevojë për ëmbëlsira ose gjëra tjera.
Produktet e qumështit
ÇFARËDO QË TË PINI QUMËSHT OSE JOGURT, TË HANI DJATHË OSE KAJMAK, NË TRUPIN TUAJ DO TË FUSNI KALCIUM DHE PROTEINA. PRODUKTET E QUMËSHTIT JANË NJË MEZE IDEALE, POR ZGJIDHNI ATO ME PËRQINDJNE MË TË ULËT TË YNDYRËS. GJITHASHTU MUND T’I KONSUMONI SI PLOTËSUES TË NJË VAKTI TJETËR.
Patatet
Patatet janë burim i shkëlqyer i karbohidrateve, vitaminave B dhe C, i hekurit, të cilat shumë shpejt do t’ju “vrasin” dëshirën për ushqim dhe do të merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Patatja nuk përbën një ushqim me kalori të tepërta, por është e rëndësishme mënyra se si do ta përgatisni atë. Shmangni patatet e skuqura dhe të pjekura, hani të ziera edhe atë pa salca.
Peshku
Tuna dhe skumbri do të ju zvogëlojnë nevojën për ushqim. Ata janë të pasura me yndyrna të shëndetshme të cilat do t’ju ngopin, ata do t’ju ofrojnë disa prej përbërësve më të rëndësishëm si, vitaminat dhe acidet yndyrore omega-3. Këto peshqi e zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe e rrisin kolesterolin e mirë, gjë që redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Proteinat që gjenden në këtë peshk u duhet më shumë kohë për tu tretur, prandaj do të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Vezët e ziera
Veza e ziera është një meze ideale sepse përmban 75 kalori dhe 6 gram proteina. Studimet e fundit kanë treguar se gratë që hanin dy vezë për mëngjes kanë reduktuar 65 % më shumë kilogramë dhe e kanë zvogëluar perimetrin e belit me 83% më shumë se ata gra që nuk hanë vezë. Nëse keni kolesterol të rritur hani të bardhën e vezës sespse ajo përmban përmban proteina të ndryshme, minerale dhe vitamina që janë të nevojshme për organizmin tuaj.
Soja
Soja është mjaft ushqyese për shkak se ajo është e pasur me proteina, kështu që do t’ju ngop menjëherë. Soja e ul kolesterolin e keq dhe e rrit kolesterolin e mirë. Përveç kësaj, ajo i qetëson edhe pasojat e dëmshme që vijnë nga ushqimi jo i shëndetshëm.