Ndonjëherë kemi përshtypjen se fëmijët tanë nuk na dëgjojnë. Prandaj, për të tërhequr vëmendjen e tyre, mund të fillojmë një bisedë si me të rriturit. Megjithatë, një frazë vetëm mund ta trembë fëmijën, pohon Merjam Saifullini pediatre dhe neonatologe.
Ajo thotë se prindërit nuk duhet të fillojnë një bisedë me: “Më duhet të bisedoj diçka me ju, eja të ulemi dhe të bisedojmë”. Ajo shpjegon se një hap i tillë rrit ankthin dhe agresivitetin tek fëmijët.
Ju mund ta zëvendësoni atë fjali me një pyetje neutrale: “Çfarë mendoni për këtë?”
“Më mirë është të bisedoni me fëmijën pa u nxituar dhe të bëni pauza. Lëreni fëmijën të mendojë, prisni derisa të jetë gati për të vazhduar bisedën”, rekomandon Saifullina.
Përveç kësaj, ajo këshillon prindërit që të mos fillojnë kurrë biseda kur fëmija është i mërzitur, por kur ai të qetësohet dhe të jetë gati të thotë me qetësi atë që dëshiron, por edhe të dëgjojë palën tjetër.