A keni menduar ndonjëherë se a është e dëmshme për shëndetin “shtrëngimi” ose nëse e shtyni shkuarjen në banjo kur ju ndjeni nevojën për t’u zbrazur?
Fshikëza e urinës mund të mbajë rreth gjysmë litër urine para se të shfaqet nevoja për zbrazje. Nëse e shtyni shkuarjen në banjo, muskujt e fshikëzës do të forcohen fort për të mbajtur urinën. Kjo nuk do të shkaktojë dëmë nëse këtë gjë e bëni rallë, por mund të shfaqen probleme shëndetësore nëse kjo sjellje ju bëhet shprehi.
Inflamacionet në fshikzën e urinës mund të shfaqen tek të dyja gjinitë, por femrat janë më të prirura për këtë problem shëndetësor.
Duke e shtyrë vazhdimisht zbrazjen e fshikëzës, në momente kur ndjeni nevojën për të urinuar, mund të shkaktojë dobësimin e muskujve të fshikëzës, zhvillimin e mbajtjes urinare (pamundësinë e fshikëzës për t’u zbrazur plotësisht) dhe zhvillimin e infeksioneve bakteriale.
Inflamacioni i fshikëzës urinare më së shpeshti shkaktohet nga bakteria Escherichia coli dhe enterobakteret e tjera. Ky inflamacion i fshikëzës i njohur edhe si infeksion i traktit të poshtëm urinar, mund të prekë të dyja gjinitë, por gratë janë më të prirura për këtë problem shëndetësor.
Te gratë uretra ndodhet më afër anusit, që do të thotë se baktereve u duhet një kohë më e shkurtër për të arritur te fshikëza. Prandaj është shumë e rëndësishme, pas çdo zbrazje të fshiheni nga para në pas dhe jo nga anusi në vaginë, për të parandaluar infeksionin. Mos e mbani urinën shumë shpesh, sepse në këtë mënyrë më lehtë zhvillohet inflamacioni, i cili është i vështirë për t’u kuruar.
Për shkak të mbajtjes shumë gjatë të urinës, mund të shfaqet edhe mosmbajtja (inkontinenca), ndërsa mbajtja e urinës gjithashtu lidhet me formimin e gurëve në veshka.