Ass. Dr. Atanas Shukov: Përse paraqitet humbja e dhëmbëve?

Përkundër faktit se mjekësia dentare dhe protetika stomatologjike po përparojnë me shpejtësi të madhe, humbja e dhëmbëve natyral shpesh prek njeriun e kohës moderne.

Shkruan: Ass. Dr. Atanas Shukov

specialist i protetikës dentale në Qendrën Klinike Dentare – Shkup


Humbja totale e dhëmbëve akoma përbën problem të përhapur të shëndetit oral në botë. Ndryshimet që konsiderohen normale në procesin e plakjes së organizmit njerëzor janë: reduktimi i ndjeshmërisë (shikimi, dëgjimi, shija), reduktimi i numrit të dhëmbëve, mukoza e gojës bëhet e hollë dhe dëmtohet lehtë, eshtrat preken nga osteoporoza, sasia dhe cilësia e pështymës zvogëlohet, zvogëlohet elasticiteti e indeve, si dhe shkatërimi i theksuar i sistemit nervor qendror.

Përkundër faktit se mjekësia dentare dhe protetika stomatologjike po përparojnë me shpejtësi të madhe, humbja e dhëmbëve natyral shpesh prek njeriun e kohës moderne.

Numri i njerëzve pa dhëmbë është i madh, sidomos në vendet e pazhvilluara, ku mundësitë e trajtimit janë të papërshtatshme.

Humbja e dhëmbëve është gjendje e humbjes së një ose më shumë dhëmbëve dhe për këtë arsye dallojnë humbjen e pjesshme të dhëmbëve (kur mungojnë disa dhëmbë) dhe totale (kur mungojnë të gjithë dhëmbët).

Dy shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së dhëmbëve janë:

  • Parodontopatia – sëmundje gjatë së cilës infeksioni kronik bakterial çon në shkatërimin e indit mbështetës të dhëmbit – mishit të dhëmbëve dhe kockave të nofullës
  • Kariesi i dhëmbëve

Pasojat e humbjes së dhëmbëve janë të shumëfishta dhe reflektohen në reduktimin e shumë funksioneve të rëndësishme, siç është përtypja, pamja dhe të folurit. Për shkak të humbjes së dhëmbëve, njerëzit kryesisht ndjejnë pasiguri dhe siklet gjatë kontaktit me njerëz të tjerë, gjë që përfundimisht çon në shqetësime psikologjike dhe krijimin e komplekseve.

Humbja totale e dhëmbëve mund të zgjidhet në shumë mënyra, ndërsa forma më e thjeshtë dhe më e përhapur e terapisë është proteza e plotë. Për pacientët me trashësi të mjaftueshme të kockës alveolare mund të merren parasysh edhe implantet, që mund të sigurohen me proteza mbuluese ose struktura fikse protetike (ura), si dhe kohëve të fundit
mimi-implante në kombinim me proteza të plota.

PROTEZA TË PLOTA

Protezat totale janë proteza të lëvizshme, përmes të cilave rimbursohen dhëmbët e humbur dhe kocka alveolare e absorbuar. Qëllimi i ndërtimit të protezave është krijimi i të gjitha funksioneve të humbura të sistemit dentar, të domosdoshme për jetën dhe përmbushjen e nevojave të pacientit. Rivendosja e pamjes estetike është një detyrë mjaftë e rëndësishme. Për fat të keq, kjo akoma është arsyeja më e rëndësishme e pacientit që të shkoj në ordinancën stomatologjike. Detyra tjetër e rëndësishme është parandalimi i shkatërimit të mëtejshëm të indeve të gojës, si dhe profilaksa e pengesave dhe çrregullimeve që mund të ndodhin gjatë mbajtjes së protezave.

Detyrat themelore që duhet të plotësojë çdo protezë e plotë:

  • Përtypja
  • Pamje estetike e kënaqshme
  • Të folurit
  • Ruajtja e shëndetit të indeve të buta, ngadalësimi i absorbimit të kockave dhe parandalimi i pengesave në funksionin e nyjeve të nofullës

Suksesi apo dështimi i trajtimit të protezave totale varet nga shumë faktorë, prandaj duhet të krijohet një histori e mirë dhe ekzaminim klinik. Duke u bazuar në të dhënat dhe ekzaminimet e mbledhura, caktohet diagnoza dhe bëhet plani i trajtimit. Një rol të madh në përcaktimin e terapisë së mëtejshme dhe trajtimin e humbjes së dhëmbëve luajnë edhe mundësitë financiare të vetë pacientit.

Vijon: Plani dhe realizimi i trajtimit me proteza totale