Dëmtimet e pankreasit janë një nga dëmtimet më të rënda abdominale, përfshirë edhe dëmtimet e mëlçisë të gradës së V-të dhe të VI-të të shkallës Moore për dëmtimet e organeve (OIS-organ injury scaling)
Dëmtimet e izoluara të pankreasit janë problem diagnostifikues për shkak të vendosjes së thellë të tij, mbrojtja nga organet e tjera të barkut në zgavrën peritoneale, pamundësia për të zbuluar dëmtimet nëpërmjet metodës rutinore me rreze X, ndërsa ehosonografia dhe tomografia e kompjuterizuar (CT) nuk janë efektive në 48 deri 72 orët e para, deri sa të caktohen indet e dëmtuara ose të grumbullohet sasi më e madhe lëngu në zgavrën e barkut.
Diagnoza kryesore caktohet nga ekzaminimi fizik klinik, shenjat e iritmit peritoneal ose gjakderdhjes në bark, ndjekur me ose pa gjendej shoku ose për shkak të indikacioneve të operacionit për shkak të dëmtimit të organeve të tjera të barkut siç janë: Pneumoperitoneum, Haemaskos etj. Prandaj duhet të insistohet për auto ose heteroanamnezë në mekanizmin e dëmtimeve, madhësinë dhe drejtimin e forcës, llojin e objektit në të cilin ndodhet dëmtimi.
Është mirë të theksohet se pneumoperitoneum i qartë i rt-grafisë së barkut, nuk është i pranishëm në 3 deri 5 orët e para, çka edhe më tepër e komplikon enigmën diagnostifikuese
Dëmtimet në pankreasit në 75% të rasteve, zakonisht shoqërohen me plagë të pacientëve të politraumatizuar nga aksidentet rrugore, lëndimet në vendin e punës (nga mbingarkesa), ndërsa rallëherë ndodh si dëmtim i izoluar i barkut (TAP) me kompresion anteroposterior, ku kurrizi shërben si hipomohlion rreth së cilës ndodh dëmtimi i pankreasit.
Grupi i dytë janë dëmtimet e hapura të pankreasit – dëmtime të ashpra ose therëse, si në kushte të vështira ashtu edhe në kushte të qeta. Pasojat e dëmtimit të pankreasit janë të rënda, madje edhe vdekjeprurëse për shkak të pamundësisë për diagnoztifikim të hershme, mënyrat e kujdesit kirurgjikal, lokale dhe sistematike, komplikime të hershme dhe të vonshme që paraqiten si rezultat i dëmtimit.
Ditët e sotme përdoren shkallë për vlerësimin e dëmtimeve të organeve, të cilat e përcaktojnë shkallën e dëmtimit anatomik të organeve. Këto shkallë janë të unifikuara në botë, përdoren për vlerësimin e dëmtimit, si dhe për të vlerësuar në mënyrë retrospektive rezultatet e tyre dhe krahasimin me rezultatet e qendrave të tjera.
Përdorimi i këtyre shkallëve është baza për llogaritjen e shkallës së mbijetesës në varësi të të ashpërsisë së plagosjes, moshës dhe devijimeve funksionale të parametrave vitale.