Ass. Dr. Besimi: Seleni është mineral për mbrojtjen e fuqishme të shëndetit

Sasia e selenit në ushqim varet nga ajo se ku kultivohet, ndërsa frutat e thatë, frutat e detit, mëlçia, peshku, shpendët dhe gruri, në përgjithësi janë burime të pasura të selenit.

Pjesa më e madhe e selenit në trup vjen nga ushqimi. Sasia e selenit në ushqim varet nga ajo se ku kultivohet. Frutat e thatë, frutat e detit, mëlçia, peshku, shpendët dhe gruri, në përgjithësi janë burime të mira të selenit. Sasia e selenit në tokë varion shumë në botë, që do të thotë se ushqimi që rritet në pjesë të ndryshme, ka nivele të ndryshme të selenit. Në Shtetet e Bashkuara, rrafshi lindor bregdetar dhe veri-perëndimi i Paqësorit kanë nivelin më të ulët të selenit. Njerëzit në këto rajone në mënyrë natyrale marrin rreth 60 deri 90 mcg selen në ditë përmes ushqimit të tyre. Edhe pse kjo sasi e selenit është e përshtatshme, ajo është nën mesatare e dozës ditore në Shtetet e Bashkuara, e cila është 125 mcg.

Shkruan: Ass. Dr. Ilber Besimi, specialist traumatolog

Seleni përdoret si shtojcë për sëmundjet e  zemrës dhe të enëve të gjakut, përfshirë edhe sulmin në tru dhe “forcimin e arterieve” (atherosclerosis). Gjithashtu përdoret për parandalimin e kancereve të ndryshme,  përfshirë kancerin e prostatës, organeve abdominale, mushkëritë dhe lëkurën.

Seleni rekomandohet që të përdoret gjatë aktivitetit të zvogëluar të gjëndrës tiroide, osteoartritit, artritit reumatoid, sëmundjeve të syrit e njohur si degjenerimi makular, ethet e polenit, infertilitetit, kataraktës, flokëve të thinjura, sindromit të lodhjes kronike, çrregullime të gjendjes shpirtërore, helmimit dhe parandalimit të abortit spontan.

Seleni gjithashtu përdoret për të parandaluar komplikime të rënda dhe vdekjen nga sëmundjet kritike, siç është lëndimi i kokës dhe djegiet. Gjithashtu përdoret për të parandaluar gripin e shpendëve, trajtimin e HIV/AIDS dhe zvogëlimin e efekteve anësore të kimioterapisë.

Si?

Seleni është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të shumë proceseve trupore. Si antioksidant i fuqishëm, në mënyrë efektive ndikon në menaxhimin e tiroiditeve autoimune (tiroiditi Hashimoto). Studimet kanë treguar se marrja e 200 mcg selen në ditë, së bashku me hormonet tiroide, mund të zvogëlojnë antitrupat e trupit që kontribuojnë në këtë gjendje. Seleni gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit dhe sensit të përgjithshëm të mirëqenies tek personat me këtë gjendje.

Nivelet jonormale të kolesterolit – Disa studime kanë treguar se marrja e një shtojce specifike të selenit prej 100-200 mcg (SelenoPrecise, Pharma Nord, Denmark) në një periudhë prej gjashtë muajsh mund të reduktojë ndjeshëm nivelin e kolesterolit. Shumë persona që morën pjesë në këtë studim kishin nivele të ulëta të selenit në trup, para se të fillonte studimi. Nuk është e qartë nëse marrja e selenit shtesë, do të kishte përfitime në nivelin e kolesterolit tek personat me nivele normale të selenit në trup.

Sëmundjet kritike (djegie, lëndime në kokë, trauma) – Dhënia e 500-1000 mcg selen në mënyrë intravenoz (nga IV) ose 300 mg selen (ebselen) çdo ditë personave me sëmundje kritike, zvogëlon rrezikun e vdekjes ose infeksionit.

Diabeti – Disa studime kanë treguar se njerëzit me nivele të ulëta të selenit, kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Infertiliteti – Studimet kanë treguar se marrja e 100-200 μg selen në ditë, vetëm ose së bashku me vitaminën A, vitaminën C dhe vitaminën E gjatë një periudhe prej 3 deri 4 muaj, përmirëson funksionin e spermës tek burrat infertil.

Lëkurë e skuqur dhe e irrituar (psoriaza) – Studimet kanë treguar se marrja e majës së birrës e pasur me 600 mcg selen në ditë, e zvogëlon psoriazën.

Dëshmi të pamjaftueshme mbi rolin e selenit

Sëmundja alkoolike e mëlçisë – Dëshmitë sugjerojnë se marrja e 200 mcg selen së bashku me zinkun dhe vitaminën E, çdo ditë, mund të zvogëlojë kohën e kaluar në spital dhe rrezikun e vdekjes tek njerëzit me sëmundje të mëlçisë që ka të bëj me alkoolin.

Helmimi me arsenik – Tharmi i pasur me selen, me sa duket e zvogëlon sasinë e arsenikut të cilën trupi e absorbon, ndërsa vërehet tek populli kinez i cili është i ekspozuar ndaj niveleve të larta të arsenikut në mjedis.

Dëshmitë sugjerojnë se marrja e 315-380 mcg selen çdo ditë së bashku me bakrin dhe zinkun, mund të zvogëlojë rrezikun e pneumonisë tek personat të cilët trajtohen në spital për djegie. Studime të tjera sugjerojnë se kombinim i njëjtë mund të zvogëlojë kohën e kaluar në spital, por nuk ndikon në shërimin e plagëve.

Disa studime tregojnë se marrja e 400 mcg selen në ditë për 2 vjet ose 100 mcg selen me zink, vitaminë C, vitaminë E dhe beta-karoten në ditë për 7.5 vjet, nuk e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Megjithatë, studime të tjera sugjerojnë se seleni mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga kanceri. Përveç kësaj, kur ndahen sipas gjinisë, disa studime tregojnë se seleni mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit vetëm tek meshkujt, ndërsa seleni plus alitridini mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit vetëm tek femrat.

Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide (hipotiroidizëm) – Disa studime kanë sugjeruar se marrja e shtojcave të selenit, mund të rrisë konvertimin e hormoneve tiroide tek të moshuarit.

Sulmi në tru – Disa studime kanë treguar se administrimi i selenit (ebselenit) brenda 24 orëve pas goditjes në tru, përmirëson shërimin.

Kanceri i mëlçisë – Një hulumtim i më hershëm në Kinë sugjeron se, marrja e selenit për 2-5 vjet mund të zvogëlojë shfaqjen e kancerit të mëlçisë. Nuk është e qartë nëse marrja e selenit do të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mëlçisë edhe në shtetet perëndimore.

Artriti (osteoartriti) – Nivelet e ulëta të selenit duket se shoqërohen me rrezikun e lartë të zhvillimit të osteoartritit.

Ënjtja e krahëve dhe këmbëve pas operacionit – Dëshmitë e hershme sugjerojnë se marrja e shtojcave të selenit për 15 javë, mund të parandalojë infeksionet bakteriale të lëkurës tek gratë me ënjtje të krahëve dhe këmbëve pas operacionit të kancerit të gjirit.

Tensioni i lartë i gjakut i shkaktuar nga shtatzënia – Studimet kanë treguar se duke marrë 100 mg selen në ditë për 6-8 javë gjatë shtatzënisë, mund të zvogëlojë shfaqjen e tensionit të lartë të gjakut.

Sepsis – Disa studime kanë treguar se administrimi i selenit vetëm ose me antioksidantë të tjerë, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes që shkaktohet nga sepsa e rëndë.

Rreziku total i vdekjes – Disa studime sugjerojnë se marrja e 100 mikrogramëve selen sëbashku me zink, vitaminë C, vitaminë E dhe beta-karoten në ditë për 7.5 vjet, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga çfarëdo arsye tek meshkujt, por jo edhe tek femrat.

Seleni tashmë është në shitje në farmacitë tona si Oligogal SE.