Ass. Dr. Iskra Bitovska: Ndryshimet hormonale tek gratë në menopauzë (2)

Me hyrjen në menopauzë, shfaqet atrofia në fshikëzën urogjenitale dhe uretër, kështu që këto pjesë bëhen më të ndjeshme ndaj urinës irrituese dhe çojnë në çrregullime dysurike. 

Mungesa e estrogjenit zakonisht prek traktin e poshtëm gjenital. Rezultat është harxhimi i epitelit vaginal dhe reduktimi i lëngut vaginal, gjendje kjo që shkakton siklet dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu ekziston edhe reduktimi i formimit të kolagjenit. Reduktimi i formimit të mukusit cervikal edhe më shumë i përkeqëson simptomat e vaginës së thatë. Endometriumi bëhet atrofik. Atrofia dhe ligamentet që marrin pjesë në mbështetjen e mitrës, qafën e vaginës dhe vetë vaginën, një gjendje kjo që klinikisht manifestohet si prolapsi gjenitale.

Shkruan: Ass. Dr. Iskra Bitovska, Klinika e Endokrinologjisë

Me hyrjen në menopauzë, shfaqet atrofia në fshikëzën urogjenitale dhe uretër, kështu që këto pjesë bëhen më të ndjeshme ndaj urinës irrituese dhe çojnë në çrregullime dysurike.

Si rezultat i procesit të plakjes, në veçanti, mungesës së estrogjenit, lëkura përjeton reduktim të kolagjenit të saj me shterrimin e shtresës sipërfaqësore dhe rrudhosjes së më mëvonshëm. Gjatë përdorimit të terapisë zëvendësuese të estrogjenit, rritet trashësia e lëkurës si rezultat i rritjes së riprodhimit të kolagjenit, i cili ruan sasi më të mëdha të ujit, kështu që lëkura duket më e qetë dhe më e butë.

 

Ndryshimet në lidhjen midis hormoneve androgjene dhe estradiolit në menopauzë, mendohet se luajnë rol të madh në përcaktimin e efektit të menopauzës në sistemin kardiovaskular.

Reduktimi i nivelit të hormoneve të estrogjenit çon në rritjen e raportit të adrogjenit/estradiolit tek gratë në menopauzë; ky raport është më i ulët tek gratë që përdorin terapi zëvendësuese të hormoneve.

 

Androgjenet nxisin vazokonstrikcion, shtimin e qelizave të muskujve të lëmuar, aterosklerozën e përshpejtuar, formimin e pllakave në arterie domethënë remodelimi arterial proterosklerotik. E gjithë kjo nënkupton supozimin se rritja e raportit të androgjeneve/estrogjeneve tek gratë në menopauzë, mund të jetë një nga mekanizmat që kontribuojnë në aterosklerozën e përshpejtuar në këto gra. Niveli i rritur i testosteronit korrespondon në mënyrë proporcionale me shkallën e aterosklerozës të matur në mënyrë angiografike, por në studim tjetër prospektiv, vijon trendi në drejtim të rritjes së rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare tek gratë me raport më të lartë të androgjenit dhe estrogjenit.

(Vazhdon)