Ass. Dr. Iskra Bitovska: Ndryshimet hormonale tek gratë në menopauzë (3)

Sëmundja ishemike e zemrës është shkaku më i zakonshëm i vdekjes tek gratë në postmenopauzë dhe është përgjegjëse për rreth 25% të vdekjeve. Menopauza është rrezik faktor i pavarur i sëmundjes ishemike të zemrës. Tek gratë me infarkt të miokardit të përsëritur, përdorimi i terapisë së zëvendësimit të estrogjenit e redukton vdekshmërinë nga infarkti i përsëritur.

Incidenca e hipertensionit është dukshëm më e lartë tek gratë me estrogjen të lartë në postmenopauzë, krahasuar me gratë që marrin terapi zëvendësuese të estrogjenit në harmonizim me moshën, racën dhe peshën.

Shkruan: Ass. Dr. Iskra Bitovska, Klinika e Endokrinologjisë

Mendohet se efekti kardioprotektiv i estrogjenëve të jetë për shkak të efektit vasodilator mbi arteriet, pavarësisht nëse kjo ndodh shkak të rritjes së prodhimit të prostaciklinës (bllokimi i kanaleve të kalciumit). Një ndryshim gjinor gjithashtu ekziston edhe në qarkullimin e gjakut të trurit, i cili gjatë premenopauzë është më i madh, sesa tek meshkujt e të njëjtës moshë, por zvogëlohet dhe bëhet i barabartë me meshkujt, gjatë periudhës së postmenopauzës.

Rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare tek gratë në premenopauzë është më i ulët se sa tek meshkujt. Në periudhën e postmenopauzës, ky rrezik rritet dhe bëhet i krahasueshëm me atë të meshkujve. Gratë në premenopauzë në përgjithësi kanë përqëndrim më të lartë të HDL-së se meshkujt e po të njëjtës moshë, ndërsa kolesteroli i përgjithshëm ILDL është gjithashtu më i ulët tek gratë në premenopauzë sesa tek meshkujt e po të njëjtës moshë. Reduktimi i estrogjenit në menopauzë e ndryshon profilin e lipidit, i cili bëhet identik me atë të meshkujve. Mungesa e estrogjenit shoqërohet me rritjen e triglicerideve, rritjen e kolesterolit total, rritjen e LDL kolesterolit ose pas proteinave edhe reduktimin e HDL kolesterolit.

Në anën e plazmalipideve, hiperinsulinemisë dhe rezistencës së insulinës janë rrezik faktorët e fortë dhe të pavarur për sëmundjet kardiovaskulare, por efekti i estrogjeneve mbi metabolizmin e karbohidrateve dhe rezistencën ndaj insulinës është subjekt i shumë polemikave.

Ndryshimet në përbërjen e trupit gjatë perimenopauzës dhe menopauzës kanë efekt negativ ndaj rezistencës së insulinës. Dihet mirë se obeziteti, veçanërisht obeziteti qendror, rrit rrezikun e rezistencës së insulinës në popullatën e përgjithshme.

Është treguar se obeziteti qendror është i lidhur në mënyrë të pavarur me uljen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e tolerancës ndaj glukozës tek gratë në postmenopauzë.

Meqenëse përbërja e trupit tek gratë në menopauzë ndryshon në lidhje me rritjen e obezitetit qendror, rritjes së rezistencës ndaj insulinës dhe uljes së tolerancës ndaj glukozës, tek gratë me diabet në këtë periudhë të jetës, mund të ketë përkeqësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe rritje të glikemisë. Masat për zvogëlimin e obezitetit qendror, përfshirë dietat dhe aktivitetin fizik, janë të një rëndësie të madhe për këto gra.

Të gjitha këto ndryshime mund të çojnë në zvogëlimin e cilësisë së jetës tek gratë në menopauzë. Nëse kjo gjë ndodh, duhet të fillohet me terapi ndaj shqetësimeve të menopauzës.