Ass. dr. Jordanço Ivanov: Herpesi gjenital jep pamje dramatike klinike

Simptomat lokale varijojnë nga djegia dhe dhimbja lokale, pasuar nga flluskat, kruajtja dhe dëmtim i indeve të vaginës, vulvës dhe perineumit. Sistemikisht mund të shfaqet temperatura e lartë trupore, lodhja dhe rraskapitja.

Problemet më të zakonshme dhe më të ndërlikuar gjinekologjike tek femrat janë infeksionet vaginale (vaginitis ose kolpiti), të cilat shfaqen që nga mosha më e hershme deri në moshën më të vonshme. Nëse ato nuk trajtohen dhe mjekohen siç duhet, mund të çojnë në pasoja të padëshirueshme – sterilitet, abort spontan dhe lindje të parakohshme (tek gratë shtatzëna), sëmundjet inflamatore të pelvikut dhe çrregullimet sistemike.

Shkruan: Ass. dr. Jordanço Ivanov, Specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës

Trichomoniasis: Infeksionet shkaktohen nga protozoa Trichomonas vaginalis. Ndonjëherë shfaqet si infeksion asimptomatik ose si akut me sekrecione të bollshme me ngjyrë të verdhë-gjelbër, me flluska të shumta, skuqje dhe erë jo të këndshme. Tek meshkujt mund të shkaktojë cystitis dhe prostatitis. Trajtimi kryhet me preparate Metronidazole, në mënyrë sistemike me tableta ose në mënyrë lokale me vaginaleta tek femrat dhe gjithmonë jepen në të njëjtën kohë për të dy partnerët.

Infeksionet me baktere intracellullare: Grup i infeksioneve të cilat janë midis viruseve dhe baktereve dhe jetojnë brenda qelizave të qafës së mitrës (Chlamidia, Micoplasma, Ureaplasma). Për ato merren brise të veçanta mikrobiologjike dhe kanë rëndësi të madhe për fertilitetin dhe sëmundjet inflamatore të legenit të vogël. Trajtimi bëhet me antibiotikë sistemik dhe lokal sipas antibiogramit, gjithmonë tek të dy partnerët. Përsëritja e brisit pas 45-60 ditëve do të tregojë efektin e trajtimit dhe nëse do të nevojitet trajtim plotësues.

Infeksionet virale: Infeksioni HSV-2 (herpesi gjenital) japin një pamje shumë dramatike klinike, ndjekur nga simptomat lokale dhe të përgjithshme. Simptomat lokale vrijojnë nga djegja dhe dhimbja lokale, pasuar nga flluskat, kruajtja dhe dëmtimi i indeve të vaginës, vulvës dhe perineumit. Sistemikisht mund të shfaqet temperatura e lartë trupore, lodhja dhe rraskapitja. Trajtimi bëhet me virostatikë, terapi simptomatike (për të zvogëluar dhimbjen) dhe terapi me vitamina.

Infeksionet me HPV viruset (të cilat janë me mbi 150 lloje të rrezikut të ulët dhe të lartë) më të përhapura janë viruset seksualisht të transmetueshme dhe shkaktojnë dysplasia qelizore intracervikale e njohur si CIN ndryshimet dhe kanceri i qafës së mitrës. Ndryshimet e tilla gjithashtu mund të shkaktojnë qelizat e vaginës. Prandaj, kontrolli i rregullt me PAP testet, tek femrat seksualisht aktive, zbulimi në kohë dhe trajtimi i ndryshimeve të shkaktuara nga viruset me HPV, në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës është mjaft i rëndësishëm.

Infeksionet gjenitale që shfaqen më rallë në vendin tonë janë: gonorreja, sifilizi, AIDS, Hepatiti B dhe C. Të gjitha këto infeksione i përkasin grupit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por zbulimi dhe trajtimi i tyre në kohë është shumë i rëndësishëm. 

Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë të nevojshme për parandalimin, zbulimin në kohë dhe trajtimin e infeksioneve vaginale. Disa nga infeksionet zbulohen nëpërmjet PAP testit (Candida, Trichomonas vaginalis, Gardnerella vaginalis…), ndërsa për të tjerat, merren brise të veçanta mikrobiologjike. Në varësi të rezultateve të fituara, gjinekologu do të ju përshkruajë terapi të përshtatshme (lokale ose sistemike), vetëm për ju ose edhe për partnerin tuaj.

Për të qenë efektiv trajtim i infeksioneve vaginale, gjithmonë duhet të administrohet nga një profesionist (gjinekolog, mikrobiolog) dhe jo vetë.

Kontrollet e rregullta gjinekologjike, sjellja e duhur seksuale, higjiena, veshja e rrobave të pambukut, shmangia e përdorimit të agjentëve kimikë, të ushqyerit e duhur dhe mënyra e e shëndetshme e jetesës do të zvogëlojë frekuencën dhe numrin e infeksioneve vaginale.