Ass. dr. Jordanço Ivanov: Infeksionet e patrajtuara në shtatzani mund të çojnë në abort spontan, lindje të parakohshme dhe sepsë në fetus

Infeksionet më të zakonshme që shfaqen gjatë shtatzanisë janë: infeksionet urinare, infeksionet TORCH, infeksionet cervikale- vaginale, por edhe të gjitha sëmundjet respiratore dhe të transmetueshme, të cilat gjatë shtatzanisë mund të dëmtojnë si fetusin, ashtu edhe nënën.

Infeksionet të cilat mund të shfaqen gjatë shtatzanisë mund të kalojnë pa u vënë re, por mund të shkaktojnë edhe dëme si tek embrioni ashtu edhe tek shëndeti i nënës. Për të pasur embrion të shëndetshëm dhe për të ruajtur shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë, është e nevojshme që të diagnostikohen herët dhe të trajtohen. Për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e nënës, si hormonale ashtu edhe fizike, është e mundur që të shfaqen infeksione të shpeshta gjatë shtatzanisë.

Shkruar nga: Ass. dr. Jordanço Ivanov, spec. gjinekolog-akusher

Infeksionet më të zakonshme që shfaqen gjatë shtatzanisë janë: infeksionet urinare, infeksionet TORCH, infeksionet cervikale- vaginale, por edhe të gjitha sëmundjet respiratore dhe të transmetueshme, të cilat gjatë shtatzanisë mund të dëmtojnë si fetusin, ashtu edhe nënën. Nëse disa nga infeksionet nuk trajtohen, mund të vijë deri te aborti spontan, lindja e parakohshme, infeksione dhe sepsë në fetus. Disa prej tyre mund të dëmtojnë organogjenezën, çrregullime në zhvillimin e organeve dhe shqisave në fetus dhe të jap anomali kongjenitale.

Infeksionet në shtatzani mund të shkaktohen nga bakteret, kërpudhat, viruset dhe parazitët.

Infeksionet urinare

Infeksionet urinare gjatë shtatzanisë mund të shfaqen shpesh, për shkak të lirimit të muskujve të butë të gruas, presionit i cili  transferohet nga rritja e fetusit në mitër, në strukturat përreth traktit urinar, si dhe për shkak të afërsisë së uretrës me zonën anale dhe vaginale. Shkaktarët më të zakonshëm të infeksioneve urinare gjatë shtatzanisë janë: Escherichia coli, Enterokoki, Staphilococcus, Proteus, Ureaplasma, Chlamidia dhe të tjerë. Infeksionet mund të jenë në fshikëz (cistitis), por mund të përfshijnë edhe pjesët e sipërme të traktit urinar (pielonephritis). Shpesh herë shoqërohen me infeksionet vaginale, kështu që të dyja infeksionte duhet të trajtohen njëkohësisht.

Simptomat më të zakonshme që shfaqen janë: urinimi i shpeshtë, ndjesi shpimi gjilpërash gjatë urinimit,ndryshimi në ngjyrën dhe erën e urinës, gjak në urinë, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut.

Nëse shfaqet dhimbje në ijë dhe ethe, duhet të merret parasysh Pielonephritis infeksioni i veshkave, të cilat duhet të trajtohen me antibiotikë më seriozisht dhe më gjatë, me qëllim që të mos vijë deri te lindja e parakohshme. Në rast të shfaqjes së këtyre simptomave, gjithmonë duhet të kontaktoni gjinekologun i cili udhëheq shtatzaninë, ku do të bëhet ekzaminimi, kultura e urinës dhe në bazë të rezultateve gjinekologu do t’ju rekomandoj trajtim.

Trajtimi mund të bëhet me antibiotikë, rritjen e konsumit të lëngjeve (për shpërlarjen e  shpejtë të traktit urinar), regjim higjieno-dietik, marrja e vitaminës C dhe çajra, si p.sh. çaj i boronicës së kuqe. Antibiotikët më të zakonshëm të cilët rekomandohen janë nga grupi i penicilinës dhe cefalosporinës, të tjerat më pak ose vetëm në raste të jashtëzakonshme. Trajtimi zakonisht zgjat 7-10 ditë, ndërsa nëse është e nevojshme, mund të përsëritet ose të kombinohet me trajtimin e infeksionit vaginal.

Ekzaminimet e rregullta gjinekologjike para dhe gjatë shtatëzanisë, si dhe konsultimet me gjinekologun janë mjaft të rëndësishme

Infeksionet cervikale-vaginale

Këto infeksione gjatë shtatzanisë, gjithashtu mund të çojnë në aborte spontane, spërkatje të parakohshme të fekondimit, rrjedhje të ujit embrional, si dhe lindje të parakohshme. E nevojshme është që gratë para shtatzanisë të hetojnë infeksionet nëpërmjet ekzaminimeve mikrobiologjike, në mënyrë që të shmangen pasojat gjatë shtatzanisë. Shkaktarët më të zakonshëm të infeksioneve cervikale-vaginale shkaktohen nga grupi i Coliform baktereve , Streptokoki, Stafilokoki, Enterococcus, Candida, Chlamidia, Micoplasma dhe Ureaplasma.  Nëse gruaja nuk ka bërë ekzaminime para shtatzanisë, gjatë shtatzanisë bëhen brise mikrobiologjike për këto baktere, por nëse është e nevojshme mjekimi bëhet me antibiotikë sistemike dhe vaginale.

Numri i infeksioneve gjatë shtatzanisë, të cilat mund të dëmtojnë si fetusin ashtu edhe nënën, është me të vërtetë i madh. Kontrollet e rregullta gjinekologjike para dhe gjatë shtatzanisë dhe konsultimet me gjinekologun, do të zvogëlojnë shfaqjen e tyre dhe efektet e dëmshme mbi shëndetin e nënës dhe të foshnjës së ardhshme.

(Vijon: TORCH infeksionet gjatë shtatzanisë)