Shkurtimi i TORCH i referohet infeksioneve me Т-Toxoplasma, O-(other)- infeksioneve të tjera si Hepatitis B, Mumps, Treponema, Parvo B 19 virus, Varichela, R-Rubeola, infeksionit C-CMV dhe infeksioneve të virusit H-Herpes.
Simptomat e këtyre infeksioneve mund të jenë nga atë të cilat nuk mund të vërehen, me simtoma të lehta si dobësi e përgjithshme në trup, rritje të temperaturës, ënjtje të nyjeve limfatike dhe skuqje të lëkurës, deri tek ato me dëmtim të fetusit me embriopati dhe fetopati.
TOXOPLASMA është sëmundje e cila shkaktohet nga Toxoplasma gondii. Bartësit më të zakonshëm të këtij infeksion janë macet, ky infeksion bartet nëpërmjet ushqimit dhe qumështit termikisht të papërpunuara, dhe për shkak të frutave dhe perimeve të palara. Infeksioni kalon nëpërmjet placentas tek fetusi, nëse kjo gjë shfaqet gjatë tremujorit të parë, zakonisht përfundon me abort spontan. Nëse është aktive në shtatzaninë e mëvonshme, mund të sjellë anomali kongjenitale, ngadalësim në rritjen e fetusit, lindje të parakohëshme ose fëmija mund të lindë i vdekur.
Infeksionet TORCH testohen nëpërmjet gjakut me antitrupa për të vërtetuar ose përjashtuar ekzistencën e tyre gjatë shtatzënisë.
OTHER – infeksionet tjera si Hepatitis B dhe C, Sifilis, Varichela. Hepatiti B dhe C gjatë shatatzënisë transmetohen në rrugë seksuale dhe me anë të gjakut. Mund të barten tek fetusi me të gjitha simptomat e sëmundjes dhe duhet të trajtohet në mënyrë specifike. Sifilisi sot, gjithnjë e më pak është i pranishëm, por gjithësesi nuk duhet të harroni se gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëme serioze për fetusin. Virusi Varichela gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëme serioze të organeve shqisore, të trurit dhe eshtrave tek fetusi.
RUBEOLA infeksioni shkaktohet nga virusi dhe nëse vjen deri te infektimi i gruas shtatzënë në tre muajt e parë të shtatzanisë, mund të shkaktojë dëmtim të syve, të dëgjimit, zemrës, trurit dhe eshtrat e fetusit. Mjekim për këtë nuk ekziston, prandaj për shkak të efekteve të rënda të fetusit, rekomandohet ndërprerja e shtatzënisë. Sot, numri më i madh i grave shtatzëna, janë të mbrojtura nga kjo sëmundje duke qëndruar të shtrira në fëmijërinë e hershme ose me vaksinimin.
CMV ose INFEKSIONET VIRALE CITOMEGALO, nëse shfaqen gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë dëme serioze të fetusit, si ngadalësimin e rritjes, zmadhimin e mëlçisë dhe shpretkës, dëmtimin e syve dhe trurit, si dhe vdekjen e fetusit. Nëse më parë, gruaja shtatzënë ka patur kontakt me këtë grup të viruseve, para mbarsimit dhe ka krijuar imunitet, si dhe antitrupa Ig G në qarkullim, të njejtat nuk mund ta dëmtojnë fetusin.
HSV OSE VIRUSI HERPES TIP 1 DHE TIP 2 – HERPESI GJENITAL
Nëse gjatë shtatëzanisë shfaqet infeksion, i njejti mund të bartet edhe tek fetusi, prandaj rekomandohet ndërprerja e shtatzanisë me prerje cezariane.
Të gjitha infeksionet TORCH testohen nëpërmjet gjakut me antitrupa për të vërtetuar ose përjashtuar ekzistencën e tyre gjatë shtatzënisë. Nëse antitrupat IgM janë pozitive, atëherë bëhet fjalë për infeksion të freskët i cili mund të dëmtojë fetusin. Në rast se janë të pranishëm antitrupat IgG, atëherë bëhet fjalë për imunitetit të fituar të nënës nga kontakti i mëparshëm me këto viruse dhe të njejtat nuk mund ta dëmtojnë fetusin.
Infeksionet tjera të cilat mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatzënisë janë: infeksionet me gonorre, trichomonas, tuberkulozi, listeria dhe të tjera, dhe të gjitha këto duhet të trajtohen dhe mjekohen siç duhet. Gjithashtu, infeksioni me AIDS ose SIDA i shkaktuar nga virusi HIV është gjithnjë e më i pranishëm, me të gjitha pasojat e sindromës së imunodeficiencës të fetusit dhe pasojat për jetën e mëtejshme të fëmijës.
Numri i infeksioneve gjatë shtatëzanisë të cilat mund të dëmtojnë si fetusin ashtu edhe nënën, është vërtet i madh. Shfaqjen e tyre dhe efektet e dëmshme mbi shëndetin e nënës dhe të foshnjës së ardhshme, do ta zvogëlojnë ekzaminimet e rregullta gjinekologjike para dhe gjatë shtatëzanisë dhe konsultimet me gjinekologun.