Ass. Dr. Jordanco Ivanov: Trajtimi i infeksioneve vaginale mund të jetë afatgjatë dhe duhet të zbatohet njëkohësisht nga të dy partnerët

Nëse nuk trajtohen dhe mjekohen siç duhet, mund të çojnë në këto efekte anësore - sterilitet, abort spontan dhe lindje të parakohshme (tek gratë shtatzëna), inflamacion të organeve të legenit dhe çrregullime sistemike

Infeksionet vaginale (vaginiti ose kolpiti) bëjnë pjesë në grupin e problemeve më të zakonshme gjinekologjike dhe më të përhapura të gjinisë femrore. Shfaqen duke filluar nga mosha më e re (colpitis uvenilen) deri në moshë më të vjetër (colpitis senil). Më të përhapura janë në fazën aktive seksuale të jetës së grave, që nga adoleshenca e deri në menopauzë. Nëse nuk trajtohen siç duhet, infeksionet vaginale mund të shkaktojnë edhe efekte të tjera anësore siç është steriliteti, aborti spontan, lindja e parakohëshme (tek gratë shtatzëna), inflamacioni i organeve pelvike dhe çrregullimet sistemike.

Shkruan: Ass. Dr. Jordanco Ivanov – Specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës

Infeksionet vaginale shfaqen gjatë reduktimit të imunitetit lokal dhe sistemik siç janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme – gjatë ndryshimit të shpeshtë të partnerëve seksualë, gjatë veshjeve të ngushta dhe sintetike, mungesës higjenike, ushqimit jo të mirë, përdorimit afatgjatë të antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera.


Mukoza vaginale në raste normale është e veshur me baktere saprofitike të llojit të Lactobacillus – (Bacile – doderlein) ku glikogeni konvertohet në acid laktik dhe e acidifikon mjedisin e vaginës deri në ph-4, me anë të të cilës nuk zhvillohen dhe rriten baktere patogjene dhe kërpudha, gjë që do të çojë në shfaqjen e infeksioneve vaginale. Çdo çrregullim i acidit vaginal shkaktuar nga agjentët fizikë (rrezatimi, nxehtësia), agjentët kimikë (deodorantët, losionët, sapunët, shamponat) ose kontaminimi me agjentët infektiv (jo-higjienik, të brendshme të papastërta ose përmes rrugës seksuale) do të çojë në çrregullimin e florës normale vaginale, shumëzimin e baktereve patogjene dhe kërpudhave si dhe shfaqjen e infeksionit vaginal.

Shkaktarët më të zakonshëm të infeksioneve vaginale ose kolipiti janë:

  • Infeksionet fungale zakonisht të llojit Candida (Candida albicans, C.tropicals, C.galabrata…);
  • Vaginozat bakteriale, shaktuara nga flora aerobe dhe anaerobe (Streptokoki, Stafilokoki, Gonokoki, Coli-bakteret…), Gardnerella vaginalis;
  • Trihomonijazat të shkaktuara nga Trichomonas vaginalis (protozoa);
  • Bakteret intracelulare (Chlamidia, Micoplasma, Ureaplasma).
  • Infeksionet virale HSV-2, infeksionet HPV.
Përdorimi afatgjatë i antibiotikëve dhe barnave të tjera mund të jetë shkaku i shfaqjes së infeksioneve vaginale

Infeksionet vaginale: Shkaktarët më të zakonshëm të kolpit janë infeksionet fungale (soor colpit). Ato shfaqen për shkak të përdorimit të gjerë të antibiotikëve, kontraceptivëve hormonal, ushqimit jo të mirë të pasur me karbohidrat, diabetikët dhe gratë shtatzëna, tek pacientë me imunitet të dobët dhe imunodeficitë (AIDS, citostatikë).

Shkaktarë janë edhe fitoparzitët – kërpudhat, më së shpeshti të llojit të Candida-s, dhe tek të gjitha gjendjet e përmendura në organizëm, vjen deri te shumëzimi i tyre dhe shfaqja e infeksionit. Sipas simptomave dhe kohëzgjatjes, infeksioni mund të jetë akut dhe kronik. Gjatë infeksionit akut me Candida, përveç vaginës mund të ndikohet vulva dhe perineumi. Simptomat përfshijnë: kruajtje vaginale, skuqje, ënjtje të vulvës dhe vaginës, vështirësi gjatë urinimit, sekrecion i shtuar vaginal me lëng të dendur të bardhë ose lëng i mpiksur i bardhë. Gjatë infeksionit kronik, sekrecionet e shtuara vaginale janë afatgjate, me kruarje dhe skuqje, të cilat janë më të theksuara rreth ciklit menstrual dhe pas marrëdhënieve seksuale.

Trajtimi dhe mjekimi i infeksioneve fungale përbëhet nga përdorimi i antimikotikëve të përgjithshëm dhe lokale (si vaginaleta, kremra). Ndonjëherë mjekimi mund të zgjas më shumë dhe të zbatohet nga të dy partnerët në të njëjtën kohë.

Shpesh herë kërkohet që mjekimi i kandidës vaginale, përveç trajtimit me imunostimulatorë të bëhet edhe me preparatet me Lactobacilli.

Vaginoza bakteriale: Është shkaku i dytë më i zakonshëm i infeksioneve vaginale. Ato shkaktohen nga rritja e shtuar dhe përhapja e baktereve aerobe dhe anaerobe në vaginë, nga të cilat më e zakonshme është Gardnerella vaginalis. Simptomat janë sekrecion i bardhë, i verdhë ose i gjelbër vaginale me erë të rëndë dhe me ndjesi kruajtjeje. Ndonjëherë nuk japin aspak simptoma dhe zbulohen vetëm pas ekzaminimit gjinekologjik. Trajtohen me antibiotikë sistemik dhe lokal. Trajtimi i vaginozës bakteriale gjatë shtatzënisë është mjaft i rëndësishëm, pasiqë mund të çojë në abort spontan dhe në lindje të parakohshme me të gjitha pasojat.

(Vijon: trikomoniaza, infeksionet me baktere intracellulare, infeksione virale dhe infeksionet me HPV virusin).