Shkruan: Ass. Dr. Kristian Duma
Klinika e sëmundjeve të syve – Shkup
Mundësitë e reja terapeutike të degjenerimit senil të lagësht mund ta bëjnë këtë sëmundje, sëmundje të së kaluarës.
Vetë-ekzaminimet e rregullta ose ekzaminimet periodike te oftalmologu mund të diagnostikojnë herët sëmundjen, edhe nëse fillohet në kohë me trajtim efektiv mund të parandalohet humbja e shikimit.
Pse është i rëndësishëm trajtimi në kohë?
Forma e lagësht e degjenerimit senil është e lidhur me cilësinë e jetës. Shikimi i dëmtuar, veçanërisht te njerëzit aktiv, të cilët janë mësuar me punën e përditshme, mund të çojnë në izolim social, depresion klinik, ndërsa më tej të përkeqësojnë ose komplikojnë më tej jetën e tyre në përgjithësi, sepse shikimi i dëmtuar mund të çojë në rënie, fraktura, të cilat mund t’a çojnë në vendosjen e personit në shtëpitë e kujdesit larg familjes.
Prandaj, zbulimi i hershëm është çelësi i kësaj sëmundje. Ekzaminimet periodike për të zbuluar degjenerimin makular të lagësht janë shumë të rëndësishme. Sëmundja fillimisht mund të ketë simptoma të vogla, të cilave nuk ju kushtojmë vëmendje të veçantë. Trajtimi i hershëm do të ndihmojë në ruajtjen e shikimit tashmë të dëmtuar, i njejti të stabilizohet dhe të prarndalohet përkeqësimi i mëtejshëm.
Nëse sëmundja mbetet e patrajtuar, ajo do të çojë në ndryshime të pakthyeshme në segmentin e pasëm të syrit, që nuk mund të rikthehet në nivelin fillestar me asnjë lloj terapie.
Si ta bëni vetë-ekzaminimin?
Pacientët me degjenerim senil të lagësht kanë probleme në shikimin e linjave të drejta dhe të mprehta, kështu që më së miri është të bëni vetë-ekzaminim duke mbuluar njërin sy me njërën dorë dhe të sihni një fletë letre të bardhë me vija të drejta. Nëse nuk keni probleme me shikimin, do të keni mundësi t’i shihni vijat e frejta, mirëpo nëse i shihni linjat e shtrembëruara, do të thotë që tashmë kanë ndodhur ndryshime në shikim.
Si trajtohen pacientët?
Terapia është e përqendruar në mekanizmin themelor të ndodhjes së ndryshimeve. Nëse shkaktari i sëmundjes është neovaskularizimi ose zhvillimi i enëve të reja të gjakut që lëshojnë lëng, atëherë pengimi i këtij mekanizmi është mënyra se si trajtohet kjo sëmundje.
Sot ekzistojnë ilaçe moderne biologjike që mund të bllokojnë procesin e enëve të reja të gjakut duke bllokuar mekanizmat biologjik që e promovojnë atë.
Këto ilaçe biologjike quhen agjentë anti VEGF, agjentët modern anti VEGF janë gjithashtu të disponueshme në klinikën tonë të syve dhe tashmë përdoren në praktikën tonë. Aplikohen përmes injeksioneve në sy që janë pa dhimbje dhe të sigurt.
Çfarë duhet të dinë pacientët?
Pacientët duhet të dinë që procesi i shërimit është i gjatë. Nevojitet kohë që retina të thahet plotësisht nga lëngu që rrjedh nga enët e gjakut. Kjo gradualisht do të stabilizojë shikimin dhe do të parandalojë përkeqësimin e tij të mëtejshëm. Diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi i hershëm kanë rëndësi parësore, ndërsa ndryshimet janë ende të reja dhe mund të përmirësohen. Fillimisht do të marrin injeksione mujore derisa të stabilizohet shikimi. Më pas mjeku do të përcaktojë kohën e injeksioneve me qëllim të përcaktimit të një plani për ruajtjen e shikimit të stabilizuar.
Duhet të dihet se sëmundja është kronike dhe do të nevojitet mbikëqyrje dhe trajtim i përjetshëm të sëmundjes nëse doni të ruani shikimin dhe të shijoni jetën!