Ass. Dr. Kristian Duma: Përse duhet të bëni ekzaminimin e syve që sot?

253 milion njerëz në mbarë botën janë të verbër ose kanë shikimi të dëmtuar lehtë. 75% e këtyre rasteve mund të parandalohen, kështu që kjo ditë shfrytëzohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shikimit në radhë të parë.

Shkruan: Ass. Dr. Kristian Duma

Oftalmolog, Drejtor i Klinikës së Syve në Shkup


Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë ekzaminim të syve?

10 tetori shënohet si Dita Botërore e Shikimit, kështu që ju bëjmë thirrje anëtarëve të familjes tuaj, miqve, kolegëve – bëni kontrolle të rregullta të syve tuaj!

253 milion njerëz në mbarë botën janë të verbër ose kanë shikimi të dëmtuar lehtë. 75% e këtyre rasteve mund të parandalohen, kështu që kjo ditë shfrytëzohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shikimit në radhë të parë.

Caktoni kontroll të syve për veten dhe për të afërmit tuaj.


Katarakta, anomalitë e refraksionit, retinopatia diabetike, degjenerimi makular senil – janë shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së shikimit.

Diabeti rrit rrezikun e një numri sëmundjesh të syve, por shkaktari kryesor i verbërisë që lidhet me diabetin është retinopatia diabetike.

Përqindja e verbërisë si rezultat i kataraktit varion nga 5% në vendet e zhvilluara për shkak të përdorimit të thjerrëzave me cilësi të lartë dhe teknikave të shumta. Kjo është arsyeja pse nuk është problemi më i madh për shoqërinë në ditët e sotme. Megjithatë, ne sot po përballemi me problemin e popullsie në plakje dhe ka një numër në rritje të komorbiditeteve, prandaj degjenerimi makular senil dhe retinopatia diabetike janë ato që janë ndoshta problemet më sfiduese me të cilat përballemi në përpjekjet tona për të ulur verbërinë.

Retinopatia diabetike

Diabeti po bëhet një epidemi globale dhe tani është një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit në nivel global. Në vitin 2014, kishte afërsisht 422 milion njerëz (8.5% të popullsisë së rritur në botë) që jetonin me diabet; krahasuar me 108 milion në 1980 (Raporti global i OBSH-së për diabetin). Urbanizimi i shtuar, konsumi i ulët i ushqimit të shëndetshëm, mënyra e të qëndruarit ulur e jetesës dhe mbipesha kanë kontribuar në rritjen dramatike të prevalencës globale të diabetit. Vendet me zhvillim të ulët dhe mesatar përbëjnë rreth 75% të popullsisë me diabet në botë. Ndërsa në Mesdheun lindor, të cilit i përkasim, diabeti përbën gati 14% të popullsisë. Prandaj, duhet të punohet në veçanti për të zvogëluar prevalencën e diabetit dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive komplikimet e tij, siç janë retinopatia diabetike, të cilat mbeten të pa diagnostikuara në një shkallë të vonë. Diabeti rrit rrezikun e një numri sëmundjesh të syve, por shkaktari kryesor i verbërisë që lidhet me diabetin është retinopatia diabetike (RD). RD dëmton enët e gjakut brenda retinës në pjesën e pasme të syrit. Zakonisht prek të dy sytë dhe mund të çojë në humbje të shikimit nëse nuk trajtohet. Sheqeri në gjak i kontrolluar jo mirë, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë rrisin rrezikun e zhvillimit të retinopatisë diabetike.

Retinopatia diabetike është shkaku kryesor i humbjes së shikimit tek të rriturit në moshë pune (20-65 vjeç).

Katarakta, anomalitë e refraksionit, retinopatia diabetike, degjenerimi makular senil – janë shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së shikimit.

Si të merremi me të?

Nuk ekziston trajtim që mund të rikthejë shkimin që tashmë është humbur.

Prandaj detyra e trajtimit të këtij problemi është diagnostikimi në kohë. Retinopatia diabetike është fillimisht asimptomatike, shumë njerëz me diabet nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre, derisa nuk shkojnë në për ekzaminime të rregullta për sytë, sëmundja mund të ndikojë në shikimin e tyre dhe të çojë në verbëri. Prandaj, skriningu dhe ndërhyrja e hershme janë thelbësore. Programet më efektive të retinopatisë diabetike marrin qasje gjithëpërfshirëse, duke u përqëndruar në edukimin e pacientëve, ekzaminimet e rregullta vjetore të syve dhe trajtim me cilësi të lartë dhe të disponueshme. Klinika e sëmundjeve të syve është e pajisur mirë me staf profesional dhe disponon me me terapinë më të përparuar ani VEGF (afliberscept dhe bavacizumab) e cila rekomandohet në përputhje me protokollet klinike, si dhe fotokoagulimin lazerik. Rritja e bashkëpunimitm midis endokrinologëve dhe të gjithë internistëve të tjerë të cilët janë të përfshirë lokalisht vend në monitorimin e pacientëve me diabet dhe oftalmologëve është i domosdoshëm për të parandaluar epideminë e ardhshme të humbjes së shikimit si rezultat i retinopatisë diabetike.

Nuk ekziston trajtim që mund të rikthejë shkimin që tashmë është humbur.

Degjenerimi makular senil (DMS)

DMS është shkaktari i tretë më i rëndësishëm i verbërisë në botë dhe shkak kryesor i verbërisë në vendet më të zhvilluara.

Është sëmundje që prek zonën qendrore të retinës (makulën) pjesën e pasme të syrit. Fazat e hershme të sëmundjes janë përgjithësisht asimptomatike. Në fazat e mëvonshme mund të ketë shqetësim të rëndësishëm brenda fushës qendrore vizuale që çon në humbje të plotë të shikimit qendror.

Vlerësohet se globalisht 196 milion njerëz do të kenë DMS në vitin 2020, duke u rritur në 288 milion në vitin 2040. Faktorët kryesorë të rrezikut për DMS janë mosha, faktorët gjenetikë dhe pirja e duhanit. Trajtimi i DMS-së është revolucionarizuar nga përdorimi i agjentëve anti-vaskular për rritjen e faktorit endotelial (anti VEGF) që e ngadalësojnë rritjen e enëve të reja të gjakut që shfaqen në formën e lagësht të këtij degjenerimi, si dhe me fotokoagulimin lazerik. Këto janë terapitë më efektive të disponueshme në klinikën tonë. Terapitë anti-VEGF aplikohen si injeksion në sy dhe janë të zbatueshme vetëm për formën neovaskulare të sëmundjes. Aktualisht nuk ka trajtim efektiv për atrofinë gjeografike. Ekzistojnë disa dëshmi që shtojcat e antioksidantëve dhe vitaminave mund të ngadalësojnë përparimin e DMS dhe humbjen e shikimit.