Të sëmurët nga astma, të moshës së re dhe moshës së mesme që janë shtruar në spital për COVID-19, ka më shumë të ngjarë të vendosen në respirator më gjatë se pacientët pa astmë, tregon studimi i ri.
Përkatësisht, është treguar se pacientët që vuanin nga astma të moshës 20 deri 59 vjeç, mesatarisht, ishin pesë ditë më gjatë në respirator.
Pacientët me astmë mendohet se kërkojnë vëmendje shtesë, pasi ato mund të zhvillojnë emboli pulmonare gjatë infeksionit COVID-19.
Duhet të theksohet se astma nuk shoqërohej me rrezik të lartë të vdekjes së parakohshme ose sindromës së shqetësimit trespirator akut.