Ateroskleroza është proces patologjik gjatë të cilit akumulohen substanca yndyrore, kolesterol, pjesë të qelizave të vdekura dhe kalcium në murin e brendshëm të arterieve. Zakonisht i prek arteriet e mëdha dhe të mesme. Pllakat arteriale mund të akumulohen mjaftueshëm, në mënyrë që të ulin ndjeshëm qarkullimin e gjakut nëpër arterie.
Komplikimet kryesore lindin kur muri i arteries bëhet kaq i ngushtë sa mund të pëlcas. Pas këtij procesi vjen deri te shpërthimi dhe mundësia e krijimit të mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të parandalojnë qarkullimin e gjakut në formën e trombozës ose embolisë nëse shkon në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Ateroskleroza është një vrasës i heshtur, përparon ngadalë, por sigurt, ndërsa simptomat shfaqen në një fazë të vonshme të sëmundjes.
Ateroskleroza zakonisht nuk shfaq simptoma, deri në atë moment kur vjen në bllokimin e konsiderueshëm të arterieve.
Atëherë shfaqen simptomat e para të ngjashme me angina pektoris ose infarktit. Dhimbja angiotike e gjoksit, ndjesia e sikletshme dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shenjat se muskujt e zemrës nuk marrin mjaftueshëm oksigjen dhe me vetë këtë ka ndonjë ngërç. Ndjesia mund të përhapet në zonën e shpatullave, krahëve dhe qafës. Stresi emocional mund të shkaktojë dhimbje angiotike. Kur shtresa arteriosklerotike të gjendet në arteriet karotide (arteriet e qafës që sigurojnë oksigjen në tru) dhe shkaktojnë ngushtimin e tyre, shfaqen simptomat e goditjes në tru. Këto simptoma përfshijnë dobësi, marramendje dhe ndjesi shpimi gjilpërash. Ngushtimi aterosklerotik i arterieve në gjymtyrët e poshtme mund të çojë në ngurtësi, dhimbje, e nganjëherë edhe në infeksion të rrezikshëm.
Pak dihet se procesi i aterosklerozës fillon shumë herët, tashmë në dekadën e dytë të jetës. Megjithatë, ky proces nuk e rrezikon përshkueshmërinë e enëve të gjakut dhe në këtë fazë nuk mund të zbulohet lehtësisht.
Ashtu siç përparon procesi, ashtu edhe enët e gjakut ngushtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa sëmundja zbulohet vetëm atëherë kur kapaciteti i qarkullimit në enët e gjakut është më pak se 25% e seksionit të tyre mesatar. Formimi i shtresave ateromatoze zgjat me vite.
Rrezik faktorët në shfaqjen e aterosklerozës përfshijnë pirjen e duhanit, tensionin e lartë të gjakut, nivelin e lartë të LDL (të keq) dhe nivelin e ulët të kolesterolit HDL (të mirë) dhe diabetit.
Trajtimi bazohet në parandalimin e shfaqjes dhe zhvillimit të sëmundjes. Parandalimi primar pengon faktorët e rrezikut në shfaqjen e sëmundjes dhe me të duhet të fillohet sa më herët që të jetë e mundur, që në fëmijëri, duke krijuar shprehi të shëndetshme të të ushqyerit. Parandalimi sekondar parandalon zhvillimin ose përkeqësimin e sëmundjes tashmë të shfaqur, duke reduktuar ose kontrolluar rreziqet ekzistuese.