Sipas një raporti nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rastet e lehta përbëjnë shumicën e diagnozave të autizmit dhe autizmi i thellë prek rreth 27% të fëmijëve amerikanë me aftësi të kufizuara zhvillimore.
Fëmijët me autizëm të thellë janë joverbalë, minimalisht verbalë ose kanë një IQ më të vogël se 50. Gjithashtu, fëmijët me autizëm të thellë shpesh kanë nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës për t’i ndihmuar me aktivitetet e jetës së përditshme dhe për t’i mbrojtur ata nga sjelljet vetëdëmtuese, zemërimet dhe sulmet.
Ndryshe, personat me autizëm të thellë përballen vazhdimisht me sfida unike, shkatërruese dhe shpesh të paprecedentë që kërkojnë zgjidhje urgjente, jo vetëm për ta, por edhe për kujdestarët e tyre, theksojnë ekspertët.
Duhet përmendur se 1 në 36 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një çrregullim të spektrit autik. Ata mund të kenë vështirësi të ndërveprojnë, komunikojnë, mësojnë dhe të sillen me të tjerët.
Burimi: Public Health Reports
Përktheu dhe përshtati:S.N