Sindromi metabolik është kur të paktën tre nga faktorët shëndetësorë janë të pranishëm, siç është depozitimi i yndyrës në pjesë të stomakut, madje është demonstruar se konsumimi i një avokadoje në ditë përmirëson nivelet e kolesterolit LDL dhe HDL, kolesterolit total, nivelet e triglicerideve në gjak, hipertensionin, nivelet e ulëta të kolesterolit HDL (të mirë) dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Avokadoja është burim i shkëlqyer i karotenoideve, mineraleve, vitaminave, komponimeve fenolike dhe acideve yndyrore. Gjatë hulumtimeve të fundit është demonstruar se me konsumimin e vetëm një avokadoje në ditë rregullohen nivelet e kolesteroleve LDL dhe HDL, niveli total i kolesterolit dhe nivelet e triglicerideve.
Gjithashtu edhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se avokadoja ndihmon në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut, si dhe në rregullimin e oreksit duke zvogëluar kështu rrezikun ndaj obezitetit.