Këtë gjë e pohojnë shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve u botua në Nutrition Journal. Shkencëtarët e udhëhequr nga Joan Sabat, analizuan të dhënat e 26 të rriturve të shëndetshëm me trashësi të moderuar, të moshës midis 25 deri 65 vjeçare. Të anketuarve në mënyrë të përsëritur gjatë vakteve kryesore iu është kërkuar që të hanë nga një gjysmë avokado.
Duke e monitoruar sjelljen e tyre pas vakteve, u konstatua se konsumimi i avokados e rrit kënaqësinë e vaktit për 26%, e redukton nevojën për ushqim në tre orët e para pas drekës me 40%, ndërsa nevoja për ushqim në pesë orët e ardhshme e zvogëlon për 28%.
Atë çka e bën të veçantë avokadon nga frutat e tjerë është përmbajtja e lartë e mineraleve dhe oligoelementëve: 1400 mg në 100 gr, e cila përafërsisht është tre herë më shumë sesa çdo frut tjetër. Në 100 gr avokado ka 12 mg kalcium, 0.55 mg hekur, 7 mg natrium, 10 mg vitaminë C, 2.07 mg vitaminë E, si dhe vitaminë B1 dhe B2, kalium, fosfor, magnez dhe acide yndyrore të pangopura.