Shumica e nutricionistëve pajtohen me faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm. Por në qoftë se e shmangni atë, një grusht bajame mund të zëvendësojë shumicën e përfitimeve që vijnë një mëngjes i rregullt dhe i shëndetshëm. Një hulumtim i kryer në Universitetin e Kalifornisë ndoqi 73 studentë, të cilët raportuan se shpesh e shmangnin mëngjesin. 63% e grupit thanë se nuk hanë mëngjes, hanë rrallë mëngjes ose hanë 2-3 herë në javë.
Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe: njëri grup konsumojë bajame dhe grupi tjetër konsumojë biskota. Njëri grup, në vend të mëngjesit, konsumuan nga pesë biskota çdo ditë, ndërsa grupi tjetër morri 56 gramë bajame të pjekura. Të dyja grupet i ruanin shperhitë e tyre të zakonshme të të ushqyerit.
Rezultatet treguan se studentët që konsumuan bajamet, kishin nivel më të ulët të sheqerit në gjak dhe 34% më pak rezistencë ndaj insulinës krahasuar me ata që konsumuan biskota.
Përveç kësaj, hulumtuesit besojnë se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme si bajamet, mund të sjell përfitime më të mëdha për njerëzit me tension të lartë të gjakut ose shtresa yndyrore rreth belit, në aspektin e njerëzve plotësisht të shëndetshëm.