Në natyrë, ekzistojnë zgjidhje për shumë probleme shëndetësore, këtu bën pjesë edhe një bimë e cila ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe flokëve, por ndihmon edhe gjatë sëmundjeve të tjera.
Pa marrë parasysh se në çfarë forme përdoret, kantarioni është shumë efektiv, por tek njerëzit është i njohur si ilaç për shumë probleme dhe shqetësime shëndetësore.
Kantarioni është barishte që ndihmon gjatë çrregullimeve të ndryshme të lëkurës, por edhe psikologjikisht – sidomos gjatë depresionit dhe traumave. Paraqet një antidepresant natyral, por është edhe një balsam i vërtetë për shumë probleme të lëkurës.
Pa marrë parasysh nëse është në formën e tonikut, çajit, vajit ose i freskët, kantarioni është shumë shëruese. Kështu, vaji i kantarionit është mjaftë efektiv gjatë trajtimit të plagëve, djegieve, hemorroideve… Në situata të tilla është e domosdoshme që të lyhet me vaj kantarion vendi ku ndjehet dhimbja, ose vajin ta aplikoni në një gazë dhe pastaj ta vendosni në vendin e lënduar.
Kantarioni ndihmon edhe në forcimin dhe rigjenerimin e flokëve, duke u aplikuar kështu në rrënjë ose në skajet. Lëreni të veprojë nga gjysmë ore deri në një orë dhe pastaj lani flokët. Veçanërisht i mirë është për flokët e ngjyrosura.