BËHUNI GATI PËR VERËN ME “PANACEA”-n-SHTATË KËSHILLA DIETIKE-FILLOJMË TANI

Bëhuni gati për verën: Shtatë këshilla për ushqim të shëndetshëm për verën. Rigjeneroni dhe rimbushni lëkurën dhe shëndetin tuaj fizik, pasi ne ju sugjerojmë disa këshilla të mahnitshme të ushqimit të shëndetshëm për të përballuar verën e nxehtë sivjet.

Bëhuni gati për verën: Shtatë këshilla për ushqim të shëndetshëm për verën. Rigjeneroni dhe rimbushni lëkurën dhe shëndetin tuaj fizik, pasi ne ju sugjerojmë disa këshilla të mahnitshme të ushqimit të shëndetshëm për të përballuar verën e nxehtë sivjet.

Temperatura po rritet dhe mezi po presim ditët më të gjata të verës. Edhe pse vera mund të jetë një lehtësim nga netët e gjata dhe ditët e ftohta, ajo mund të sjellë edhe probleme të ndryshme shëndetësore si dehidrim, shqetësime në stomak, infeksione bakteriale, goditje të nxehtësisë etj. Është e domosdoshme të siguroheni që po hani ushqimet e duhura dhe po ushtroni në mënyrën e duhur si një investim në shëndetin tuaj. Përgatituni mendërisht, vendosni një dietë, përgatitni lëkurën dhe shëndetin tuaj fizik. Nga atje, ne ju sugjerojmë disa këshilla të mahnitshme për tu ushqyer shëndetshëm për të përballuar verën e nxehtë sivjet. Ja disa këshilla të shëndetshme për verën që duhet t’i keni parasysh! Varet nga ju nëse doni t’i zbatoni ato!

1. Merrni fruta dhe perime të stinës

Këto ditë shumë perime dhe fruta janë në dispozicion gjatë gjithë vitit; megjithatë, konsumimi i ushqimeve të stinës ka hijeshinë dhe përfitimet e veta shëndetësore. Gjithmonë zgjidhni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta për të nxjerrë përfitimet më të mira që mund të ofrojnë. Preferoni mangot, kumbullat, domatet, manaferrat, shalqirin, portokallet, selinon etj. Merrni atë që ofron stina, tregu juaj, ç’do gjë që rritet në pranverë në vendin tuaj.

2. Qëndroni të hidratuar

Pirja e ujit është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ndihmon në rihidratimin e trupit tuaj dhe e ndihmon atë të funksionojë më mirë. Sigurohuni që të pini 8 deri në 10 gota ujë dhe sigurohuni të keni një trup të hidratuar mirë. Mos pini ujë shumë të ftohtë, pasi ai vetëm do të dëmtojë shëndetin tuaj.

3. Zvogëloni vaktin tuaj

Lukthit tuaj i duhet më shumë kohë që të tret ushqimin, plus moti i nxehtë nuk lejon të ngarkoni atë me shumë ushqim. Është mirë të keni vakte më të lehta në vend të atyre që janë të rënda, sidomos në mbrëmje. Me afrimin e verës, reduktoni marrjen e ushqimit dhe kaloni në ushqime të lehta verore që do t’ju lejojnë të flini lehtë dhe të keni një trup më të shëndetshëm.

4. Hani më shumë ushqime të freskëta

Më shumë ushqime të freskëta dhe hidratuese do t’ju ndihmojnë të vazhdoni të përgatiteni për ditët e ngrohta. Hani më shumë shalqi, susam, ujë kokosi, kastravec, nenexhik, kopër etj. Por këtu janë edhe qershitë, sallatat jeshile, qepët dhe hudhrat, qepët e reja, hudhra, spinaqi dhe gjithçka që ofron tregu vendas. Në kombinim me gjizën, djathin, bukën e zezë, vajin e ullirit, përgatitjet e juaja për verën janë në kulmin e saj.

5. Zgjidhni lëngje të freskëta në vend të pijeve të ftohta

Pranvera do t’ju bëjë të keni më shpesh etje, gjë që na bën të përdorim pije të ftohta dhe pije energjike që rezultojnë të jenë të rrezikshme në planin afatgjatë. Sa herë që keni dëshirë të shuani etjen, mundohuni të pini lëng portokalli ose lëng pjepri. Gjithashtu lëngjet shtëpiake të përgatitura nga vetë ju janë ajo e duhura për ju. Shmangni alkoolin, lëngjet e gazuara apo lëngjet e paketuara me shumë sheqer. Edhe çajrat e ftohtë nga fabrika janë të tillë nuk rekomandohen, duhet të balanconi trupin tuaj gjatë vapës në vera. Kështu trupi juaj do të mund të jetë i hidratuar dhe ti rezistojë ditëve të ngrohta me vapë. Nëse pini kafe, duhet të jetë pa sheqer.

6. Kënaquni me ushqimet e lehta

Hiqni dorë nga ushqimet e skuqura që keni shijuar gjatë dimrit; është koha që të kaloni tek ushqimet më të lehta, siç janë frutat e thata, farat, pemët etj.

7. Higjiena është çelësi i një trupi të shëndetshëm

Sigurohuni që çdo gjë që hani ose pini të jetë e pastër dhe higjienike. Ju rrezikoni të merrni infeksione bakteriale nga enët nëpër restorante dhe madje edhe në shtëpi. Mbani enët gjithmonë të pastra dhe lani gjithmonë duart përpara se të hani.

Këto këshilla për ushqim të shëndetshëm do t’ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm! Gëzuar përgatitjet për verën 2023!

I juaji, Panacea!

Përktheu dhe përshtati:S.N