Të gjithë e dimë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm dhe se është mjaft e rëndësishme për shëndetin që të mos shmanget. Megjithatë, e rëndësishme është se çfarë hamë.
Përfitim më të madh mund të nxjerrim nga ushqimet që janë të pasura me antioksidantë. Ata luajnë rol të rëndësishëm mbi shëndetin dhe me futjen e antioksidantëve në trup nëpërmjet ushqimit, ne mund të sigurojmë mbrojtje kundër efekteve të dëmshme të radikaleve të lira. Organizmi me ndihmën e vitaminave dhe mineraleve prodhon antioksidantë, por ne gjithashtu i importojmë ato përmes ushqimit që e konsumojmë. Antioksidantë janë të mira në parandalimin e kancerit, sëmundjet e zemrës dhe përmirësimin e kujtesës. Duke pasur parasysh përfitimet, futja e tyre në organizëm është mjaft e rëndësishme, prandaj rekomandohen disa mënyra për të pasuruar ushqimin dhe për ta bërë atë më të shëndetshëm.
Një gotë lëng frutash natyral
Portokalli i freskët i shtrydhur ose grejpfruti është recetë e njohur për pasurimin e mëngjesit me dozë shëndet. Gjithashtu mund të provoni edhe lëngun nga boronicat ose kaça, të cilat organizmit japin mbështetje mbi antioksidantët e nevojshëm.
Fruta në drithëra
Drithërat super të shëndetshme, të cilat janë mëngjesi ideal për ta filluar çdo ditë, pasurojini ato me sheqerna natyrore që gjenden në banane, pjeshkë, kumbulla dhe frutat e thatë. Në këtë mënyrë është i garantuar ushqim i shijshëm dhe i shëndetshëm përplot me antioksidantë.
Frutat e thatë
Janë mjaft efikase sidomos kur është fjala për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por të pasura janë edhe me antioksidantë, kështu që mëngjesi rekomandohet që të jetë njëjtë si manaferrat, të kombinohen dhe të përdoren sa më shumë artikuj ushqimor.
Çaji jeshil
Pijeni atë për mëngjes, por nëse doni çajin jeshil mund ta pini disa herë brenda ditës, me çka trupit tuaj do t’i siguroni një dozë të lartë antioksidantësh.
Perime në omeletë
Përmbajuni rregullit se pjata me shumëllojshmëri ngjyrash në të njëjtën kohë është edhe e shëndetshme. Në këtë mënyrë do ta dini se trupi juaj është i pasuruar me përbërës të rëndësishëm për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Nëse dëshironi të hani omeletë për mëngjes pasurojeni atë duke i shtuar speca të kuq, të gjelbër ose të verdhë, kërpudha, domate, spinaq ose brokoli. Kombinoni sa më shumë ngjyra dhe ushqimi juaj do të jetë më i shëndetshëm.