Bëni kujdes: Antibiotikët nuk shërojnë virozat dhe gripin

Trajtimi i gripit dhe virozave zakonisht zvogëlohet me forcimin e mekanizmit mbrojtës dhe zbutjen e simptomave, pa marrë parasysh se ato largohen edhe vet pas 5-10 ditësh.

Ftohja është infeksion i lehtë viral që zgjat deri në një javë, ndërsa manifestohet nga teshtitja, rrjedhja ose bllokimi i hundës, dhimbje të fytit dhe dhimbje të kokës. Viroza në raste më të rralla mund të shfaqet në formën e enteroviruseve me çrregullime digjestive, ndërkohë që më së shpeshti ndikon në sistemin e frymëmarrjes me simptoma të tilla si rinitis, dhimbje të fytit dhe në tërë trupin, si dhe rritjen e temperaturës së trupit.

Megjithëse shumë njerëz antibiotikët i përdorin me qëllim që sa më shpejtë të tejkalojë gripin, ato nuk ofrojnë ndihmë adekuate nëse gjatë virusit nuk zhvillohet edhe ndonjë infeksion bakterial.

Trajtimi i gripit dhe virozave zakonisht zvogëlohet me forcimin e mekanizmit mbrojtës dhe zbutjen e simptomave, pa marrë parasysh se ato largohen edhe vet pas 5-10 ditësh. E rëndësishme është që sistemi imunitar të mbahet i shëndetshëm dhe i fortë në formën e parandalimit të sëmundjeve, domethënë të përgjigjet i përgatitur ndaj sulmit të infeksionit. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të ushqyerit e ekuilibruar, aktiviteti i rregullt fizik, shmangia e stresit dhe humbja e menjëhershme e peshës, si dhe sigurimi i gjumit cilësor. Por, në qoftë se ne nuk kemi arritur ta mbrojmë trupin nga ftohjet, ekzistojnë shumë artikuj ushqimorë që mund të përshpejtojnë rikuperimin dhe të ndihmojnë që ta kolojmë këtë më lehtë brenda disa ditëve.

Antibiotikët janë barna të cilat veprojnë vetëm ndaj baktereve, por jo edhe ndaj viruseve, prandaj duhet të kuptohet se antibiotikët nuk duhet të përdoren me vetë iniciativë, pa recetë mjekësore, si dhe jo për çdo ftohje të zakonshme.

Sipas mjekëve, sëmundjet infektive janë intriguese dhe kanë zhvillim dinamik, gjë që paraqet sfidë për ata të cilët në orët e para të sëmundjes nuk dinë të bëjnë vlerësimin nëse infeksioni kërkon antibiotik ose jo. Por, ata thonë se para se të përshkruhen recetat për antibiotikë, duhet të pritet një ditë për të parë se në çfarë drejtimi zhvillohet sëmundja, por pastaj e rëndësishme është edhe gjendja e pacientit.