Ajo çka shumica nuk i kushtojnë vëmendje është se çfarë paketimi ka çaji, kur e blejnë atë. Edhe pse, pothuajse gjithë jetën tonë kryesisht kemi përdorur çaj me qese, të paktën për ato bimë që nuk mund ti mbledhim ose të kultivojmë vetë, siç është çaji i gjelbërt.
Me siguri pyesni se pse kjo është e rëndësishme?! Por …!
Ndoshta asnjëherë nuk ju ka shkuar mendja për këtë, por problemi me paketimin qëndron te pjesa e vogël metalike, hekur i galvanizuar, i cili shumë lehtë mund të bjerë nga qesja, e cila në fakt shërben për të ngjitur perin në qese. Shumica e rasteve të raportuara ku individët u përballën me probleme serioze shëndetësore, ndodhën si pasojë e gëlltitjes së kësaj pjesëze metalike e cila ra në filxhanin e çajit dhe u shfaqën probleme të tilla si, gjakderdhja në lukth.
Në kohët e fundit, prodhuesit e çajve kanë filluar të ofrojnë qese pa ngjitëse metalike në krye. Pikërisht kjo ngjitëse metalike mund të bëjë shumë më shumë dëme, sesa dobia që jep filxhani me çaj. Gjithashtu mund të nxit edhe helmimin. Pluhuri metalik mund të shkaktojë probleme shëndetësore në mushkëri, ndërsa përzierja e zinkut mund të ndikojë negativisht në sistemin e tretjes. Edhe pse mundësitë për probleme të tilla shëndetësore janë të vogla, ato përsëri ndodhin dhe prandaj nuk duhet të rrezikohen.
KËSHILLË: Blini çaj paketimi i të cilave është me qese të qepura me pe, natyrisht nëse paketimi i tillë është zgjedhja juaj.