Bëni kujdes ndaj çarjeve në qoshet e gojës

Stomatiti angular është gjendje jashtëzakonisht e pakëndshme, në të cilën qoshet e gojës çahen. Ato pasohen nga dhimbja dhe parehatia. Lexoni se çfarë është kjo sëmundje, çfarë e shkakton atë dhe si mund të trajtohet.

Kjo gjendje ndryshe quhet edhe cheilosis (stomatiti angular) dhe paraqet lezione inflamatore në qoshet e gojës, e cila shpesh mund të shfaqet në të dyja anët. Gjendja fillon me çarje të thella, ndërsa në rastet më të këqija, mund të rrjedh gjak derisa goja është e hapur, të krijohen ulçera të cekëta ose të formohen kore. Qoshet e plasaritura të gojës mund të shkaktohen si pasojë e mangësisë ushqimore, infeksione fungale ose më rallë infeksione bakteriale, megjithatë sigurohuni që të konsultoheni me mjekun.

Shkaqet

Në fakt lagështia  e tepërt është ajo që kontribuon në formimin e plasaritjeve në qoshet e gojës. Pështyma e tepërt, e cila mblidhet në qoshet e gojës, nganjëherë është parakusht për zhvillimin e infeksionit. Një tjetër arsye për shfaqjen e stomatiti angular, mund të jetë mungesa e vitaminës B. Alergjia ndaj buzëkuqëve ose pastës së dhëmbëve, gjithashtu mund të jetë shkak për çarjen e qosheve të gojës.

Shkaqet më të zakonshme për shfaqjen e çarjeve në qoshet e gojës:

  • Infeksion bakterial nga grupi i streptokokeve dhe stafilokokeve, përdorimi i përbashkët i enëve për ushqim dhe për pije;
  • Mungesa e vitaminave B2 dhe B12 dhe acidit folik;
  • Imuniteti i dobët;
  • Diabeti dhe çrregullimet endokrine;
  • Anemia dhe mungesa e hekurit;
  • Lagështia e vazhdueshme në qoshet e gojës;
  • Infeksion fungale.

Ky infeksion zgjat disa javë, ndërsa kalon gradualisht. Megjithatë, në disa raste mund të kalojë edhe në infeksion kronik me shfaqjen e pigmenteve të errëta në qoshet e gojës. Ato trajtohen me krem antibiotik ose preparate antifungale. Për të zvogëluar shfaqjen e këtij infeksioni, rritni përdorimin e vitaminave dhe mineraleve.