Çdo program dietik kërkon angazhim dhe respektim të artikujve ushqimorë të lejuar, sasinë e ushqimit dhe kohën kur konsumohet ushqimi. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë që metabolizmin e juaj t’a sillni në gjendjen më efektive, por asesi nuk duhet të lejoni që dieta juaj të bëhet monotone.
Ndryshoni artikujt ushqimorë që i hani dhe për disa ditë shtoni një artikull të ri në menu, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrini qëllimin e dëshiruar dhe nuk do të keni një rutinë të mërzitshme.
Këto janë gabimet më të shpeshta që bëhen gjatë përzgjedhjes së artikujve ushqimorë
Për të arritur efektet e dëshiruara sa më shpejt që të jetë e mundur, shpesh bëhen gabime në përzgjedhjen e artikujve ushqimorë. Gabimi i parë që shumica e njerëzve e bëjnë është heqja e frutave sepse ato përmbajnë sheqerna. Frutat përmbajnë sheqer, por lloji i sheqerit që e përmbajnë është natyral dhe nuk ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, ashtu siç bëjnë produkte e prodhuara artificialisht. Frutat përmbajnë fruktozë e cila ndikon drejtpërdrejt në glikogjenin në mëlçi dhe pikërisht fruktoza stimulon nivelin e energjisë, që trupi juaj e prodhon gjatë gjithë ditës.