Hulumtimet e fundit kanë treguar se bishtajoret si zëvendësim i patateve ose orizit mund të ulin nivelin e glukozës në gjak me më shumë se 20%. Shkencëtarët kanë zbuluar se ky zëvendësim mund të përmirësojë ndjeshëm reagimin e organizmit ndaj marrjes së karbohidrateve.
Në hulumtim morën pjesë 24 anketues të rritur, të cilët u ndanë në katër grupe dhe u ushqyen me lloje të ndryshme të ushqimeve: njëri grup mori vetëm oriz, grupi tjetër gjysëm porcioni oriz i bardhë dhe gjysmë porcioni thjerrëza të mëdha të gjelbërta, grupi i tretë gjysëm porcioni oriz i bardhë dhe gjysmëm porcioni thjerrëza të vogla të gjelbërta, ndërsa grupi i katërt mori gjysmëm porcioni oriz i bardhë dhe gjysëm porcioni thjerrëza të kuqe.
Të anketuarve iu matë niveli i glukozës në gjak para se të konsumonin ushqimin e përmendur dhe dy orë më vonë. Procedura u përsërit edhe me porcionin me patate dhe kombinimin e patateve dhe thjerrëzave.
Rezultatet treguan se niveli i glukozës në gjak u ul me 20% atëherë kur orizi u zëvendësua me thjerrëzat, ndërsa në rastin kur u zëvendësuan me patatet përqindja u rrit për 35%.
Nga kjo u vërtetua se thjerrëzat mund të ngadalësojnë tretjen dhe lirojnë sheqerin në gjak, gjë që e zvogëlon nivelin e glukozës në gjak. Domethënë, përthithja e ngadaltë nuk shkakton rritje të konsiderueshme të nivelit të glukozës, të cilat në një afat të gjatë mund të tregojnë fillimin e diabetit të tipit 2.
Për më tepër, bishtajoret përmbajnë përbërës të cilët stimulojnë punën e enzimeve përgjegjëse për absorbimin e glukozës, ndërsa fibrat e tyre mund të stimulojnë prodhimin e acideve yndyrore me zinxhirë të shkurtër, të cilat gjithashtu ndihmojnë në uljen e nivelit të glukozës në gjak.
Studiuesit shpresojnë se këto zbulime të reja do të inkurajojnë njerëzit që të zëvendësojnë ose të paktën të shtojnë thjerrëzat në dietën e tyre dhe kështu të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit, shkruan “The Journal of Nutrition”.