I quajtur ndryshe si vrasësi i heshtur, pasi që nuk ka simptoma të dukshme, tensioni i lartë i gjakut shkakton probleme në sistemin kardiovaskular që në afat të gjatë mund të shkaktojë sëmundje të veshkave dhe sulm në tru. Njerëzit me tension të lartë të gjakut duhet të ushqehen mirë, të ushtrojnë dhe të mirëmbajnë peshën e trupit.
Shkencëtarët kanë bërë një numër studimesh mbi ushqimin që e përmirëson shëndetin kardiovaskular, ku brokoli, spinaqi dhe peshku janë në menunë e rregullt. Sipas hulumtimeve të fundit edhe boronica i bashkohet kësaj liste.
Konsumi i 100 gram boronicës dy herë në ditë për një muaj e redukton tensionin e gjakut, njejtë si barnat e hipertensionit, tregon studimi i një grupi shkencëtarësh nga Royal College London.
Boronicat përmbajnë një numër polifenolësh, duke përfshirë antioksidantët antocianin të cilat atribuohen këto ndikime pozitive ndaj sistemit kardiovaskular.
Sipas studimeve të zhvilluara në një grup prej 40 personash, pas një muaji konsumimi të një pije prej 200 gram boronicash, tension i gjakut ju është ulur për pesë njësi. Ky është rezultati i cili zakonisht arritet nëpërmjet terapisë me medikamente, thonë shkencëtarët.