Edhe pse shumica e frutave, si molla, bananja ose dardha, janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, në verë rekomandohet që të konsumohen frutat sezonale, si shalqi, luleshtrydhe, kajsi dhe pjeshkë.
Të ushqyerit veror duhet të bazohet në sasi të mjaftueshme uji, frutash dhe perimesh. Frutat janë ushqyese, përmbajnë numër të madh të vitaminave, mineraleve, fibrave dhe fitonutrientëve. Në stinën e verës organizoni pesë vakte me një përqindje të lartë të frutave dhe perimeve, por mos harroni ujin. Edhe frutat përmbajnë 80 deri 90 për qind ujë dhe kështu ndihmon në ruajtjen e hidratimit të trupit. Për shembull, shalqiri, përveç lëndëve ushqyese, përmban deri në 92 për qind ujë, ndërsa fibrat në kombinim me ujin e shalqirit e rregullojnë tretjen dhe e parandalojnë kapsllëkun, përderisa mineralet dhe uji parandalojnë dehidrimin.
Frutat që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira dhe e ruajnë shëndetin
Shalqiri kundër problemeve të veshkave – Burim i shkëlqyeshëm i beta-karotenit, vitaminës C, pektinit, likopenit, kaliumit dhe hekurit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, ndihmon gjatë problemeve të veshkave.
Pjepri rregullon tensionin e gjakut – Përmban më shumë se 90 për qind ujë, vitaminë A dhe C, dhe kalium, mineral i cili rregullon tensionin e gjakut. 100 gr pjepër përmban 31% vitaminë C të dozë së rekomanduar ditore.
Kajsitë ndihmojnë kundër infeksioneve – Burim i shkëlqyer i vitaminë A dhe C, vitamina të kompleksit B, kalium dhe beta karoten. Ato i ndihmojnë organizmit në mbrojtje kundër infeksioneve bakteriale dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.
Kumbullat parandalojnë kapsllëku – Të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe minerale, prej të cilave më i zakonshëm është kaliumi. Kumbullat rekomandohen gjatë problemeve me kapsllëkun, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave.
Mjedrat kundër inflamacionit dhe dëmtimit – Përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, të cilët kanë efekt anti-inflamator, parandalojnë veprimin e mikrobeve të dëmshëm dhe dëmtimin e qelizave. Janë me kalori të ulëta dhe të pasura me fibra, si dhe janë të mira për tretjen e ushqimit.
Pjeshkë për ngopje – Një pjeshkë mesatarisht përmban vetëm 68 kalori dhe 3 gr fibra, të cilat kontribuojnë në shëndetin e sistemit të tretjes. Fibrat ndihmojnë në krijimin e ndjenjës së ngopjes.
Boronicat për zbërthimin e yndyrës – Studimet kanë treguar se ato mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut dhe kanë efekt anti-inflamator. Gjithashtu stimulojnë zbërthimin e yndyrës në trup dhe mund të zvogëlojë tensionin e lartë të gjakut.
Fiqtë për zorrët – Përmbajnë vitamina të kompleksit B, vitaminë E dhe K, kalium, kalciumi dhe magneziumi. Ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak, ulin nivelin e kolesterolit dhe ndikojnë pozitivisht mni shëndetin e zorrëve.
Dardhat ndihmojnë për humbje peshe – Sasi të larta të fibrave, përveç efektit pozitiv në sistemin e tretjes, janë shumë efektive edhe për humbjen e peshës. Përmbajnë sasi të mëdha të flavonoideve dhe në këtë mënyrë e ruajnë sistemin kardiovaskular.
Nektarinat – Përmbajnë acid klorogjenik, i cili ka ndikim të fortë në luftën kundër kancerit. Janë të pasura me antioksidantë, të cilat janë të dobishme për sistemin imunologjik.