Edhe pse gjethet e borzilokut zakonisht përdoren për të pasuruar shijen e ushqimeve, përfitimet shëndetësore të konsumit të tij janë të shumta për organizmin e njeriut.
Puçrrat
Pasta e bërë nga borziloku vepron si një zgjidhje ideale kundër inflamacionit. Gjethet e gjelbra janë antibiotik natyral dhe veprojnë mbi bakteret dhe kërpudhat, por në të njëjtën kohë e rigjallërojnë lëkurën.
Pikat e zeza
Edhe në fytyrën e pastër pa puçrra dhe akne, ekzistojnë gjasa që të ketë një zonë e cila është e theksuar me pika të zeza. Pikat e vogla të zeza nuk janë të thjeshta për t’u larguar, pasiqë e dëmtojnë bukurinë e fytyrës. Zgjidhja është si më poshtë: gjethet e borzilokut vendosen në zonën problematike, lihet që të veproj pesë minuta dhe largohet. Fytyrën lajeni me ujë të ngrohtë.
Sistemi për tretje
Borziloku e hap oreksin, stimulon tretjen, lehtëson inflamacionin e mukozës së lukthit dhe zorrëve, largon ngërçet, por në të njejtën kohë përdoret edhe për të zgjidhur problemet me fryrjen, gazrat, të përzierat dhe kapsllëkun.
Artriti
Borziloku është treguar si mjet i mrekullueshëm, i cili ndihmon në shërimin e ënjtjes dhe trajtimit të inflamacionit të shkaktuar nga artriti. Tek pacientët që morën pjesë në hulumtim, kjo barishte e fuqishme i zvogëloj simptomat deri në 73%, konstatojnë studiuesit britanikë.