Individë të caktuar luftojnë me djersitjen gjatë natës, sidomos gratë në menopauzë, të cilave mund t’u ndryshohen krejtësisht shprehitë e gjumit, të cilat plotësohen nga pagjumësia dhe stresi.
Ekspertët theksojnë se kjo situatë e pakëndshme mund të shkaktohet nga menopauza, hipoglikemia, çrregullimet hormonale dhe neurologjike, barnat, infeksione dhe inflamacion, kancer…
Prej kohësh mënyra më e mirë për eliminimin e kësaj djersitjeje, e cila më së shpeshti i prek gratë në menopauzë, është çaji i sherbeles.
Çajin pijeni për një kohë të gjatë në mëngjes, në stomakun bosh. Ky çaj e pastron organizmin nga substancat që e shkaktojnë djersitjen.
Përveç se mund ta konsumoni në formën e çajit, ju gjithashtu mund ta përdorni si në mënyrën e mëposhtme, domethënë, 6 deri në 8 gjethe të grimcuara do t’i shtoni në vaktin kryesor. Në këtë mënyrë, jo vetëm që largohen shkaktarët e djersitjes gjatë natës, por mjekohet edhe kollitja, inflamacioni i mukozës së lukthit, dhimbjet në fyt…