Çaji i hithave: Ul sheqerin në gjak dhe rigjeneron trupin

Gjethet e hithave në mënyrë efikase i lehtësojnë dhimbjet reumatike, megjithatë janë edhe diuretik të mrekullueshëm

Hithat janë bimë të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe substanca shëruese. Hithrat në mënyrë efikase lehtësojnë dhimbjet reumatike, megjithatë janë edhe diuretik të mrekullueshëm. Hulumtimet laboratorike që u zhvilluan në Gjermani në vitin 1999 treguan se gjethet e hithrave kishin efekt të fuqishëm anti-inflamator. Hithrat veprojnë kundër diarresë dhe ndihmojnë në mjekimin e hemorroideve.

Çaji përdoret për shpëlarjen e traktit urinar dhe për parandalimin e formimi të gurëve në veshka. Hithrat gjithashtu e zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak, prandaj edhe përdoren në një shumëllojshmëri të çajeve kundër diabetit. Çaj i hithave është mjet i mrekullueshëm për forcimin e trupit sepse stimulon oreksin, furnizon trupin me hekur dhe vepron kundër lodhjes. Në përdorim të jashtëm, hithrat përdoren për të trajtuar problemet e lëkurës, si puçrrat, ekzemën, lëkurën e yndyrshme dhe zbokthin.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 lugë gjethe hithre
  • 250 ml ujë

Mënyra e përgatitjes:

Gjethet e thata ose të freskëta të hithrave vendosni në një enë dhe mbuloni me ujë të nxehtë, mbulojeni me kapak dhe ëreni të qëndroj për 10 minuta, para se ta pini kullojeni.

Përdorimi: 

Çaji i hithrave mund të konsumohet një deri në tri herë në ditë për mjekimin e dhimbjeve reumatike, lodhjes, anemisë dhe uljes së oreksit.