Çaji i kamomilit dhe vetitë shëruese!

Mund të përdoret në formën e çajit, tretësit ose në formën e kapsulave, por gjithashtu mund të përdoret edhe vaji esencial i kamomilit për freskimin e mjediseve.

Kamomil është një nga bimët shëruese, e cila gjithmonë është mirë që të mbahet në shtëpi. Falë vetive anti-inflamatore, antioksiduese dhe antibakteriale, kamomili është përdorur për shekuj me rradhë në mjekësinë popullore. Mund të përdoret në formën e çajit, tretësit ose në formën e kapsulave, por gjithashtu mund të përdoret edhe vaji esencial i kamomilit për freskimin e mjediseve.

Çaji i kamomilit ndihmon gjatë dhimbjeve të stomakut, gjatë tretjes së dobët dhe sindromës së zorrës së irrituar. Meqënëse glicina e kamomilit i lehtëson ngërçet e muskujve dhe i relakson nervat, kjo bimë përveç dhimbjeve dhe ngërçeve në zorrë, ndihmon edhe gjatë dhimbjeve të shpinës dhe menstruacioneve.

Kamomil përmban edhe apigenin, flavonoid ky që e redukton ankthin dhe tensionin e muskujve, kështu që na ndihmon të relaksohemi, por gjithashtu e përmirëson cilësinë e gjumit.

Çaji i kamomilit ka veti antibakteriale dhe antivirale, si dhe e forcon sistemin imunitar, kështu që ky çaj është ideal për ditët e vjeshtës dhe të dimrit.

Çaji i kamomilit mund të përdoret gjithashtu edhe për të trajtuar sytë e irrituar. Njomni një copë pambuku në çaj të ftohtë dhe vendoseni atë në sytë tuaj. Përsëriteni procedurën disa herë gjatë ditës.