Majdanozi është bimë që përmban më shumë vitaminë C se sa limoni dhe është i pasur me vajra esenciale dhe flavonoide që veprojnë si antioksidantë dhe e mbrojnë trupin nga veprimi i radikalëve të lira. Majdanozi ndihmon në zvogëlimin e ftohjeve, gripit, artritit, por gjithashtu përdoret edhe tek sëmundjet reumatike, cerma dhe tek të ushqyerit e diabetikëve.
Kjo barishte përmban dy përbërës të rëndësishëm, myristicin dhe apiol, falë të cilave stimulon rrjedhjen e urinës dhe ndihmon në uljen e simptomave të infeksioneve të traktit urinar.
Për përgatitjen e çajit të majdanozit, i cili do të lehtësojë dhimbjet e inflamacionit të fshikëzës, është e nevojshme që në ujë të vluar të shtoni një të katërtën e një gote majdanoz të freskët dhe ta lini të qëndrojë për pesë minuta. Pasi ta kulloni, pijeni të ngrohtë, ëmbëlsojeni me mjaltë dhe shtojini limon.