Zgjedhja e mençur e çajrave që nuk ëmbëlsohen me sheqer ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe përshpejtimin e metabolizmit, ndërsa e gjithë kjo do të thotë të ulja e kilogramëve të tepërt. Këto janë tre çajrat që japin rezultatet më të mira kur bëhet fjalë për metabolizmin.
Çaji i bardhë
Çaji i bardhë kryesisht për shkak të prodhimit kompleks, konsiderohet si i çmuar. Për të prodhuar çajin e bardhë përdoren vetëm gonxhet dhe gjethet e reja tek të cilat gjenden vija të bardha. Çaji i bardhë është i njohur për përparësitë shëndetësore, pasiqë çaji i bardhë i mundëson organizmit antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Për shkak të përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe katekolit, çaji i bardhë është gjithashtu eleminues natyral i yndyrës, sepse e stimulon metabolizmin dhe e ndalon grumbullimin e yndyrave në trup.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i njohur për efikasitetin e tij mbi dobësimin. Suksesi i këtij çaji qëndron në kombinimet e veçanta të kafeinës dhe përbërësve të katekolit, që kanë efekt pozitiv në djegien e shpejtë të yndyrave. Çaji jeshil gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëshirës për konsumin e ëmbëlsirave dhe siguron djegien shtesë dhe më të shpejtë të kalorive. Duke pasur parasysh se çaji jeshil e sjell metabolizmin në gjendje aktive, është gjithashtu i mirë si pije detoksifikuese pasiqë e ndihmon mëlçinë në pastrimin nga toksinat.
Çaj mente
Vajrat esenciale që fshihen në gjethet e mentes, njihen si reduktues natyral të oreksit që e parandalojnë urinë e papritur. Arsyeja për këtë është se era e nenexhikut e stimulon prodhimin e hormoneve, gjë që e rregullon ndjenjën e ngopjes dhe automatikisht parandalojnë urinë. Sipas një studimi amerikan, njerëzit që pijnë rregullisht çaj mente konsumojnë deri në 2 800 kalori më pak në javë.